Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Igli Hasani

Shqipëria ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të liderëve të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për përpjekjet diplomatike të tre vendeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Kështu bën me dije ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili shpreh mbështetjen urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme.

‘Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t'i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre.

Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme.’- shkruan Hasani.

Shtetet e BashkuaraKatari dhe Egjipti po i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë bisedimet për armëpushimin më 15 gusht në Doha ose Kajro. Kështu thonë ata në një shënim të përbashkët, në të cilin nënvizojnë se është koha për mbylljen e marrëveshjes dhe lirimin e pengjeve. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike