TIRANE - Ministria e Jashtme nëpërmjet një deklarate për shtyp e cilëson të pavërtetë deklaratën e Alfred Pezës, kandidatit për deputet të PS-së. Sipas tij bashkëshortja, Mirela Peza ishte shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Drejtorisë së Shtypit në Ministrinë e Jashtme, një ditë pasi ishte shpallur kandidatura e tij për
Zyra e shtypit thotë se Peza vazhdon të punojë në Ministrinë e Jashtme si shefe e sektorit të Komunikimit në Drejtorinë e Diplomacisë Publike, dhe nuk është e vërtetë që është larguar nga detyra por mban post tjetër për shkak të miratimit të strukturës e organikës së re një vit më parë.
”Zonja ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit deri në datën 07.06.2012. Në bazë të miratimit të strukturës dhe organikës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo drejtori u kthye në sektor dhe zonja Peza u emërua shefe e këtij sektori. Me urdhër të ish ministrit Haxhinasto numër 190, dt 07.06.2012, zonja Peza u emërua përgjegjëse e sektorit të Komunikimit në Drejtorinë e Diplomacisë Publike, ku vazhdon dhe sot. Sqarojmë se kjo lëvizje në detyrë një vit më parë, në kohën kur gjithë Ministria e Jashtme u ristrukturua, nuk ka aspak lidhje me kandidimin e zotit Peza.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com