Ministria e Jashtme tani lajme
dhe në facebook e Twitte

Ministria e Jashtme tani lajme<br />dhe në facebook e Twitte
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare adopton diplomacinë dixhitale, duke bërë të vetat mënyrat më moderne të komunikimit si tëitter, facebook, youtube, blog etj.

Ndryshimet e reja janë pasqyruar dhe në websiten e faqes zyrtare të ministrisë www.mfa.gov.al dhe ministria thotë se me këto ndryshime, çdo lajm, çdo informacion, çdo reagim në fushën e diplomacisë shqiptare do jetë në kohë reale në telefonat celularë, ose në adresat e postës elektronike.

Për ministrinë e Jashtme me diplomacia dixhitale synohet të sillet sa më pranë qytetarëve diplomacia publike, si një rrugë e mënyrë e re për të bërë diplomaci në erën e Internetit dhe të medias sociale.

“Synimi i diplomacisë dixhitale është afrimi me qytetarin kudo që ai ndodhet në botën globale, angazhimi për t’iu përgjigjur sa më shpejt e sa më mirë nevojave të tij, dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, për t’i bërë ata të ndjehen realisht pjesë e aksionit dhe vendimarrjes në politikën e jashtme të vendit të tij.”- thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme.

Ministria beson se me opinionet ose komentet e përcjella online nga qytetarët, shndërrohen në pjesë aktive të veprimtarisë diplomatike, “duke ndikuar në përmirësimin e performancës publike të trupit diplomatik shqiptar dhe për rrjedhojë të ndikoni në përmirësimin e punës sonë të përditshme në funksion e shërbim të vendit e të qytetarëve. “

Veç përqafimit të diplomacisë dixhitale, Ministria e Jashtme sjell dhe tri rubrika të reja, 100 Vjetori i Pavarësisë, ku do të publikohen gjithë aktivitetet e MPJ dhe të ambasadave shqiptare në botë në këtë jubile, Presidenca Shqiptare e KiE, maj-nëntor 2012, ku do paraqiten gjithë aktivitetet për këtë kryesim historik të Shqipërisë të një organizate si KiE, si dhe “Shpenzimet buxhetore” ku në kuadrin e transparencës, do të publikohen gjithë shpenzimet dhe kostot e këtij dikasteri. Të gjitha këto modifikime reflektohen edhe në faqen anglisht të MPJ.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane