Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Irak

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Irak

TIRANE- Tensionet e përshkallëzuara në sulme mes Shteteve të Bashkuara ta Amerikës dhe Iranit kanë shtyrë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, t'i kërkojë të gjithë shqiptarëve që të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, veçanërisht në Irak dhe Iran.

Ministria i bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran e Irak dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë me ambasadat e Shqipërisë në Kuvajt dhe Turqi, duke vënë në dispozicion disa numra telefoni dhe adresa Email.

Njoftimi i plote i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës se Shqipërisë i Ben thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet në drejtim të Lindjes së Mesme, ne vendet me tensione te përshkallëzuara, Iran, Irak.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:

Kuvajt (Kuwait City):

Celular: +96594048219

Office Phone: +965 2524 0627,

E-mail: embassy.kuë[email protected]

Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuëait

Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuëait

P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuëait

Turqi (Ankara)

Tel: +90 312 441 61 03 / 04

Celular: +90 549 561 1985)

Email: [email protected]

Embassy of the Republic of Albania in Ankara

Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara

Tel: 0090 312 441 61 03

Fax:0090 312 441 61 09

Kreu i qeverisë Edi Rama qetësoi sot nga Vjena të gjithë qytetarët shqiptarë lidhur me rrezikun e një sulmi nga ana e Iranit drejt Shqipërisë për shkak të strehimit të muxhadinëve (opozitës iraniane) në vendin tonë.

Rama tha se Shqipëria nuk ka arsye të ndihet e rrezikuar nga konflikti që ka shpërthyer mes Iranit dhe SHBA ndërsa e konsideroi pranimin në vendin tonë të opozitës iraniane kundër regjimit, MEK, një vendim humanitar për të strehuar njerëz që i rrezikohej jeta në atdhe.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia