Vrasja e Gjeneralit, Irani sulmon me raketa bazat amerikane në Irak, Teherani: Do t'ju presim këmbët, Trump i drejtohet kombit amerikan: Jemi më të fuqishmit

Irani hakmerret ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Teherani ka goditur me 22 raketash balistike bazat ajrore amerikane në ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane. Mediat italiane, Corriere della Sera shkruan se sipas televizioni shtetëror iranian nga sulmi janë të paktën 80 të vdekur, por SHBA e ka mohuar deri tani. Sulmi ndaj bazave amerikane është kryer rreth orës 01:30 me orën lokale, nga një distancë prej 10 kilometrash. Sulmi është marrë përsipër nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi. "Paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të shënjestrohet”.

Sulmi erdhi si hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani. Lajmi për sulmin fillimisht u konfirmua nga një komandant sunit i forcave paraushtarake, Qatri al-Obeidi,  në qytetin e afërt të al-Bagdadit, por edhe nga një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në SHBA. “Jane sulmuar bazat ajrore të trupave amerikane ‘al-Asad’ dhe 'Irbil'", është shprehur zyrtari amerikan. Po ashtu, më vonë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, përmes një deklarate zyrtare për mediat pohoi sulmin, ndërsa shprehet se Shtëpia e Bardhë po vijon monitorimet.

Ne jemi të vetëdijshëm për sulmet ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar, po monitoron nga afër situatën si dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë”, tha ajo.SHBA ka rreth 5000 trupa në Irak. Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme kanë detyruar Mbretërinë e Bashkuar të vendos në gatishmëri Marinën Mbretërore dhe helikopterët ushtarakë. Vendimi u bë me dije nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. Forcat e Armatosura shqiptare nuk kanë efektivë në Irak.

Baza ajrore Al-Asad ne shkretetiren perendimore te Anbarit
Bazat Al Asad dhe Erbil në Irak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Irani dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer së fundmi mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran.

Deklarata zvicerane nuk përshkruan në detaje se cili vend ka aktivizuar i pari mesazhet  por thotë se kanali diplomatik është është në proces.

Ky kanal diplomatik është gjithmonë në dispozicion dhe përdoret rregullisht për çështje konsullore, dhe u përdor gjerësisht gjatë shkëmbimit të të burgosurve të ISIS në fund të vitit të kaluar.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës:

"Zvicra është thellësisht e shqetësuar për tensionet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe ciklin e fundit të përplasjeve të dhunshme në Irak. Ne kërkojmë nga të gjitha palët të ushtrojnë moderim maksimal dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Zvicra është e gatshme të mbështesë nismat e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë zvogëlimin e popullsisë në rajon.

Kanali i komunikimit diplomatik midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të siguruar nga Zvicra vazhdon të funksionojë. Zvicra konfirmon se disa mesazhe janë dërguar përmes këtij kanali. "

Ora 17:08
Trump i drejtohet kombit amerikan: Irani nuk do ta ketë kurrë bombën atomike derisa të jem unë. Dhe shpall sanksione të reja

Në orën 17:00, më pak se 24 orë pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman dhe pak orë pas sulmit raketor iranian kundër dy bazave amerikane në Irak, presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua kombit amerikan.

Sanksionet e reja kundër Iranit dhe një premtim: Për sa kohë që ai është në krye, Donald Trump nuk do të lejojë që Teherani të pajiset me një arsenal bërthamor.

Këto janë dy konceptet më të rëndësishme të shprehura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë teksa iu drejtua kombit amerikan.

Trump tha se në sulmin iranian nuk ka patur viktima dhe se SHBA janë të përgatitur për skenarin më të keq. 

Ai tha se gjithçka ka shkuar mirë për trupat e koalicionit ndërkombëtar dhe foli për marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh me Iranin.

Trump foli gjithashtu për vrasjen e gjeneralin iranian, i vrarë të premten nga një sulm amerikan, dhe se ai ishte 'përgjegjës për shumë sulme të kryera ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme, në Irak, Kirkuk dhe amasadën amerikane në Bagdad. 'Ai duhej të ishte ememinuar kohë më parë".

"Ne do ti përgjigjemi me forcë sulmeve të Iranit" -  tha Trump duke shtuar se "Ata hedhin parrulla kundër SHBA dhe duan të stabilizojnë gjithë rajonin".

Presidenti duke iu drejtuar kombit tha: Iu bëj thirrje gjithë vendeve të botës të njohin këtë realitet të hidhur që na prezanton Irani. Paqja nuk mund të lulëzojë në rajon me këtë sjellje të Iranit, sjellje e cila nuk do të tolerohet nga ana jonë.

Trump tha gjithashtu se i ka kërkuar NATO-s të jetë e angazhuar në këtë situatë të rrezikshme.

"Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim", - tha Trump.  

"Ne eleminuam ISIS dhe liderin e tyre dhe kjo është fitore e madhe për të gjithë. SHBA janë gati të ndërtojnë paqen për të gjithë. Zoti e bekoftë Amerikën", - përfundoi presidenti amerikan Donald Trump.

Ora 14:17
Gjermania: Irani të përmbahet në çdo hap që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit

Ministria e Jashtme gjermane dënoi sulmet iraniane në bazat ushtarake ku ndodhen forcat e koalicionit anti ISIS.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha sot në Twitter se: Ne e dënojmë me forcë sulmin raketor iranian në bazat ushtarake irakiane ku janë vendosur edhe forcat e koalicionit. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet në çdo hap që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës. Ditët e fundit kemi qenë në kontakt me të gjitha palët dhe jemi duke punuar për të ndihmuar në de-përshkallëzimin e situatës. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje."

Gjermania ka njoftuar më herët se do të tërhiqte përkohësisht nga Iraku disa trupa.

Ministria gjermane e Mbrojtjes i tha CNN dje se rreth 35 ushtarë nga Bagdadi dhe Taji janë zhvendosur në Kuvajt dhe Jordan.

Ora 13:00
'Ata po vijnë! Ata po vijnë!', ushtria italiane në bazën e Erbil shpëtoi nga raketat iraniane falë bunkerëve (FOTO)

Të gjithë shpëtuan falë bunkerëve në bazën e Erbilit në Irakun verior. Personeli nga kontigjenti ushtarak italian në Erbil u mblodh në një zonë të sigurt pas sulmit të raketave iraniane në shenjë hakmarrjeje ndaj Shteteve të Bashkuara. Ushtria italiane u strehua në bunkerë specialë dhe të gjithë janë të padëmtuar.

"Ata po vijnë! Ata po vijnë!". Paralajmërimi ekstrem nga altoparlantët e bazës së Erbilit në Irakun verior sinjalizoi sulmin me raketa dhe të gjithë u strehuan në bunkerët modernë dhe shumë të sigurt të bazës.

Në Erbil ka një pjesë të madhe të afro njëmijë ushtarëve italianë aktualisht të pranishëm në vende të ndryshme në Irak. Ushtria italiane ka rreth 400 njerëz, përfshirë 120 instruktorë. Askush prej tyre ka patur pasoja gjatë sulmit. 

Forcat ushtarake italiane janë pjesë e Koalicionit ndërkombëtarë anti ISIS dhe merren me stërvitjen dhe trainimin e forcave ushtarake irakiane.

Ora 11:45
Milicia irakene e mbështetur nga Irani: Tani është koha të sulmojë Iraku

Milicia Irakiane e mbështetur nga Irani i kërkon qeverisë irakene Irakut të ndjekë shembullin e Iranit dhe të hakmerret për vrasjen e Soleimanit

Zyra e shtypit e Qais al-Khazali, udhëheqësi i grupit të milicisë, ka botuar deklaratën e mëposhtme në Twitter:

Reagimi paraprak i Iranit për vrasjen e dëshmorit Soleiman ndodhi. Tani është koha për përgjigjen nga ana e Irakut. Reagimi nga ana jonë nuk do të jetë më i vogël se madhësia e përgjigjes iraniane, dhe ky është një premtim" tha Qais al-Khazali.

Ora 11:28
Kërcënon Netanyahu: Kush prek Izraelin do goditet fuqishëm

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu tha se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që do ta sulmonte dhe ka përsëritur mbështetjen ndaj SHBA për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Kasem Sulejmani.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jeruzalem. Ai shtoi se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vrarë gjeneralin iranian, duke thënë se Trump duhet të urohet për veprimin e marrë me “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.

Ora 11:18
Forcat e sigurisë amerikane: Nuk ka patur viktima gjatë sulmit iranian me raketa mbi bazat e al-Asad dhe Erbil

Një burim i Forcave të Sigurisë me qendër në Dubai, tha se në bazat ushtarake të al-Asad dhe Erbil, nuk ka patur viktima gjatë sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazat amerikane në Irak.

Burimi tha për CNN se “Për të qenë i sinqertë, sulmet me raketa nuk janë gjëra të reja për ne. Kjo është e zakonshme. Ne kemi mjete mbrojtëse të tilla që i bëjnë ballë sulmeve të tilla”.

Zyrtarë të lartë irakianë të mbrojtjes që punojnë bashkë me amerikanët në bazën ushtarake ku sulmoi Irani kanë përgënjeshtruar mediat iraniane që kanë thënë se nga sulmet me raketa ballistike janë vrarë rreth 80 persona.

Amerikanët megjithatë ende s’kanë folur nëse ka pasur ndonjë viktimë, por presidenti i SHBA’së Trump mbrëmë ka shtyrë adresimin para Kombit Amerikan duke thënë se një paraqitje të tillë do ta bëjë sot.

Britania e Madhe, Suedia, Australia dhe Danimarka të cilët kanë trupa të stacionuara atje kanë thënë se asnjë ushtar i tyre nuk është vrarë.

Televizioni shtetëror iranian pretendon se të paktën 80 njerëz janë vrarë në sulmin ndaj objektivave amerikane.

Ora 11:08
Pezullohen fluturimet e avionëve civilë mbi Irak, Iran dhe në Gjirin Persik

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar gjitha fluturimet e avionëve civil amerikanë në Irak, Iran dhe në Gjirin Persik, pas sulmeve me raketa ndaj forcave amerikane në Irak.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) lëshoi një njoftim për ndakimin e operimit të aviacionit civil në hapësirën ajrore mbi Irak, Iran dhe ujërat e Gjirit Persik si dhe të Gjirit të Omanit.
Po ashtu edhe Air France njoftoi se ka ndaluar të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore të dy vendeve.

Lufthansa e Gjermanisë tha se anuloi fluturimet për në Teheran dhe Erbil.

Malaysia Airlines tha në një deklaratë se për shkak të ngjarjeve të fundit, “do të shmang hapësirën ajrore të konfliktit të Iranit.

Ora 11:01
BE reagon për sulmin në Irak, Ursula von der Leyen: Të ulen armët, të nis dialogu

Komisioni Europian ka analizuar pasojat e mundshme të krizës aktuale.

Ursula von der Leyen në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme tha se  Bashkimi Evropian "nuk do të kursejë asnjë përpjekje" për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.

Shqetësimet u nënvizuan gjithashtu nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropiane, Josep Borrell i cili tha se Situata aktuale rrezikon përpjekjet e viteve të fundit dhe ka implikime për koalicionin anti ISIS.

Borrell përsëriti se e kishte ftuar Ministrin e Jashtëm të Iranit Zarif në BrukseL.

"Ndoshta së shpejti do të kemi një takim për të analizuar së bashku situatën e marrëveshjes, një instrument mbi të cilin BE ka bërë shumë përpjekje për ta ruajtur atë pas tërheqjes së ShBA”.

Ora 09:16
Irak, baza amerikane e Al Asad, ‘qytet i nëndheshëm’ në shkretëtirë

Njëra prej bazave ajrore të sulmuara nga Irani, baza në Al Asad, është aq e madhe, saqë në kohën e pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, fillimisht kishte kinema, pishina, restorante dhe dy linja të brendshme të autobusëve.

Kjo bazë është ndërtuar në vitet e tetëdhjeta për ushtrinë irakiane dhe ndodhet në terren shkretinor, rreth 100 milje në perëndim të Bagdadit.

Megjithatë, pas futjes së trupave amerikane në Irak në vitin 2003, ajo u bë një ndër bazat më të mëdha për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe u transformua shpejt.

“Ndodhet në mes të shkretëtirës dhe është e rrethuar nga të gjitha anët me gurë dhe shkurre”, kishte raportuar një gazetar i BBC-së vite më parë.

Trupat amerikane ishin tërhequr nga kjo bazë në vitin 2010 dhe ajo u ishte dorëzuar forcave irakiane. Megjithatë, pas forcimit të Shtetit Islamik në provincën Anbar, baza ishte sulmuar nga militantët.

Në vitin 2014, amerikanët u kthyen në këtë bazë dhe kishin investuar në të, duke e përmirësuar infrastrukturën.

Më 26 dhjetor të vitit 2018, këtë bazë e kishte vizituar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ai kishte thënë se ushtarët e ndodhur në këtë bazë kishin luajtur një rol jetik për ta mposhtur ISIS-in në Irak dhe Siri.

Ora 08:52
Sulmi i Iranit, Ministria shqiptare e Mbrojtjes: Nuk kemi ushtarë në Irak


Irani sulmoi me një dyzinë raketash bazat amerikane në Irak, në të cilat ishin të vendosura forca amerikane, italiane, franceze dhe gjermane. Ministria shqiptare e Mbrojtjes thekson se nga Forcat tona të Armatosura nuk kanë efektivë në Irak.

Ora 08:48
Iran, Presidenti Rouhani: Ne do t'i presim këmbët e SHBA. Khamenei: Prania e tyre në rajon duhet të marrë fund

Presidenti iranian Rouhani, duke folur pas sulmit tha se “Ne do t'i presim këmbët e SHBA”

Zëdhënësi i Liderit Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, në një fjalim në TV pas sulmit tha se Irani ka goditur Shtetet e Bashkuara me raketa në bazat e tij ushtarake, por ende nuk është e mjaftueshme dhe se “prania e tyre në rajon duhet të marrë fund".

Zyrtari iranian tha gjithashtu se "Armiqtë tanë kryesorë përfshijnë sistemin arrogant të amerikanëve dhe sionizmit izraelit", shtoi ai.

Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rouhani do të mbajë një fjalim në TV pas sulmit raketor të nisur nga Teherani kundër bazave ushtarake amerikane në Irak.

Ora 08:32
Nancy Pelosi: SHBA dhe bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë, devijohen fluturimet civile mbi hapësirën ajrore

Kryetari i Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi

Kryetari i Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi tha se SHBA dhe bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë

Pelosi tha gjithashtu se “Ne duhet të sigurojmë trupat amerikane”, duke i dhënë fund provokimeve të panevojshme të administratës dhe duke i kërkuar Iranit të ndalojë dhunën

Zarif: "Do të mbrohemi nga çdo agresion"

Me një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif konfirmoi që Irani nisi sulmin me raketa duke shtuar: Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohemi nga çdo agresion

SHBA ndalojnë fluturimet civile mbi Irak, Iran, Gjirin Persik

Autoriteti i Aviacionit Amerikan ka ndaluar fluturimet civile mbi Irak, Iran, Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit. ‘Singapore Airlines’ ka njoftuar se ka devijuar të gjitha rrugët për në Europë që tradicionalisht kalojnë ose afër hapësirës ajrore të Iranit.

Ora 08:30
Në bazat që u sulmuan ishin trupa amerikanë, francezë e gjermanë, Berlini nis tërheqjen


Dhjetra raketa balistike nga Irani goditën bazat e Ayn Al-Asad dhe Erbil në Irak ku ndodhen 1.500 trupa amerikane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS, mes të cilëve amerikanët që janë shumicë, italianë, francezë dhe gjermanë. Pas sulmit rreth 30 ushtarë gjermanë të vendosur në Bagdad dhe Taji do të zhvendosen në Jordani dhe Kuvajt, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, duke shtuar se tërheqja "do të fillojë së shpejti".

Ora 08:19
Irani: Të paktën 80 viktima nga sulmi mbi bazat amerikane! SHBA: Nuk lëvizim nga Iraku

Televizioni Shtetëror iranian njofton se janë të paktën 80 persona të vdekur, të cilët i cilëson si terroristë amerikanë nga sulmi i Teheranit mbi dy bazat amerikane në Irak, shkruan Corriere della Sera, por SHBA mohon që të ketë viktima, deri tani. Pavarësisht kërcënimeve nga Irani, SHBA janë të vendosur: Ne nuk lëvizim nga Iraku.

Ora 07:57
Sulmi kundër Amerikës/ Irani: Po provokuat më do ju shkatërrojmë...edhe Izraelin


Tri ditët e zisë kanë mbaruar dhe tani filloi hakmarrja e Iranit kundër SHBA-së. Operacioni i sulmit kundër bazave amerikane quhet "Dëshmori Soleimani", referuar gjeneralit që u vra. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit paralajmëroi se 'ne do të godasim këdo që do të mbështesë SHBA'. "Ne paralajmërojmë se çdo provokim ose agresion që vjen nga ky sulm do të ketë një reagim edhe më të dhimbshëm dhe shkatërrues. Ne paralajmërojmë të gjitha vendet aleate të SHBA-së që nëse fillojnë sulme kundër Iranit nga bazat e vendosura në vendet e tyre, edhe ata do të konsiderohen se janë një objektiv i hakmarrjeve. Ne e njohim Izraelin si bashkëpunëtor të krimeve amerikane dhe për këtë arsye e konsiderojmë atë një objektiv ushtarak. Ne e ftojmë popullin amerikan që t'i tërheqë ushtarët për të shmangur humbjet më të madha".

Ora 07:55
Pamje nga sulmi me raketa i Iranit kundër baza amerikane në Irak

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje të tjera nga sulmi me një dyzinë raketash i Iranit kundër bazave amerikane në Irak.

Ora 07:49
Trupat amerikane ishin në patrullim jashtë kur u sulmua baza në Irak

Trupat amerikane ishin duke patrulluar jashtë bazave të tyre  në momentin që Irani sulmoi në al-Asadit, thotë një zyrtar ushtarak. "Trupat amerikane ishin duke patrulluar në mënyrë aktive jashtë bazave të tyre me partnerët irakenë në orët kur Irani synoi dy baza ushtarake që strehojnë trupat amerikane në Irak" tha ai.

Ora 07:33
Sulmoi bazat amerikane, reagon Irani: E bëmë për vetëmbrojtje

Teherani ka reaguar për herë të parë pas sulmit kundër bazave amerikane në Irak. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje dhe mohoi se po kërkonte të përshkallëzonte situatën në luftë. Zyra e jashtme në Mbretërinë e Bashkuar theksoi se "Ne jemi duke punuar urgjentisht për të vërtetuar faktet në terren. Prioriteti ynë i parë është siguria e personelit britanik". Mbretëria e Bashkuar ka vendosur Marinën Mbretërore dhe helikopterët ushtarakë në gatishmëri pas tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Ora 07:19
Sulmi i Iranit, reagon Trump: Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë!

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pak orë pas sulmit të Iranit me 15 raketa ndaj dy bazave ushtarake ajrore të SHBA, al-Asad dhe Irbil, në Irak.

Përmes një prenoncimi thuhet se Presidenti Trump nuk do ndërmarrë tjetër sulm pas goditjes së 2 bazave amerikane në Irak nga Irani.

Ndërkohë, referuar sulmit ka reaguar edhe vetë Trump, i cili përmes një mesazhi në Tëitter shkruan se është duke u bërë vlerësimi për dëmet.

Po ashtu për t’iu përgjigjur paralajmërimeve të Iranit se ky është vetëm fillimi, pasi në rast se ndërmerren veprime agresive kundër tij, Trump është shprehur se: “Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo!”

"Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes."

Deri tani nuk ka të dhëna për viktima nga sulmet, por një burim irakian i sigurisë tha për CNN se në bazën ajrore al-Asad ka patur viktima mes irakianëve, megjithatë nuk dihet nëse fjala ishte për të vrarë apo të plagosur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 08/01/2020 15:32

    Nuk thone kot e gjec nga nje jevg......

    Përgjigju
  • Bilbil: 08/01/2020 13:33

    Ne mbajme rreth 4.000 opozitare te Iran ... Dhe mendoj se Shqipëria duhet të jete e kujdesshme. Ne deklarata dhe ne veprimet e saj.

    Përgjigju
  • F-35: 08/01/2020 13:01

    E megjithate "loja" duket komplekse, e nderlikuar dhe me aktor te shumte ne fushe. Nese kazani shperthen, mund te kete humbes te qarte, por jo fitues te qarte mendoj.

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/01/2020 12:09

    Shikoni emrin e Kasëm Sulejmanit, ngjan fiks dhe me emer shqiptar prandaj shqiptarët duhet të zgjohen dhe të ndërojnë emrat e tyre nga emra osmano-greko-arabë, në emra ilirësh të stergjysheve të tyre arbër. Religjonet gjithashtu duhet ti bojkotoje sepse këto ua sollen pushtuesit e tyre. Shqiptari ka fe të tij, gjuhë kulture folklor e tradita të tij në veshjet etnike. Kultura osmano-greko-arabe nuk eshte kulture e shqiptarit! Shqiptar Z GJ O H U !

    Përgjigju
  • Loti: 08/01/2020 10:48

    Sa here vjen ne fuqi president republikan US futet ne lufte me dike.

    Përgjigju
  • Emi: 08/01/2020 10:04

    I kaq e pate edhe irani sa me e fute ne loj priti amerikanete. Irani edhe turqija ka mete ne venete arabe se tjerate iken per lesh.

    Përgjigju
    • Thanoja: 08/01/2020 18:18

      Ja sa te ulet jemi ne per boten shahemi me njeri tjetrin.

    • Shpellarri: 08/01/2020 11:27

      Irani dhe Turqia nuk jane vende Arabe o koqe

  • andi: 08/01/2020 09:22

    80 te vrare thote Irani, nderkohe qe USA thote qe po bejme vleresimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut