Ministria e Kulturës jep 3.2 mln 
 euro për Teatrin e ri të Tiranës

Ministria e Kulturës jep 3.2 mln <br /> euro për Teatrin e ri të Tiranës
Ministria e Kulturës ka bërë transparente shumën e tenderit për rikonstruksionin dhe ndryshimin e destinacionit të ish Laboratorit të Hidroteknikës që do të kthehet në Qendër Arti, e njohur me termin “Skena E Re”. Bëhet fjalë për fazën e e dytë të cilësuar “Punime Ndërtimore. Në buletinin e prokurimit publik shkruhet: “Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur Pune Publike, në mënyrë elektronike.

Objekti i prokurimit:“Rikonstruksion Dhe Ndryshim Destinacioni i Ish Laboratorit të Hidroteknikes, në Qendër Arti Skena E Re” Faza II “Punime Ndërtimore”. Për sa i përket tenderit thuhet se fondi limit është “449 612 937,958 (katërqind e dyzet e nëntë milion e gjashtëqind e dymbëdhjetë mije e nëntëqind e tridhjete e shtate pike nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë (pa tvsh)”.

Pra tenderi i përllogaritur në Euro është afërsisht 3.2 milionë euro. Burimi i financimit të këtij tenderi do të bëhet nga buxheti i shtetit shkruhet në buletinin e prokurimit publik. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Data e zhvillimit të tenderit/ do të jetë 31.03.2016 ora 12:00.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten