Ministria e Kulturës: Kerni largohet 
jemi drejt sfidës së re të menaxhimit

Ministria e Kulturës: Kerni largohet <br />jemi drejt sfidës së re të menaxhimit
​Ministria e Kulturës ka reaguar lidhur me dorëheqjen e drejtorit të TKOBAP, Ilir Kerni, përmes reagimit zyrtar, ku vlerëson kontributin e drejtorit të dorëhequr.
 
Në reagimin e Ministrisë thuhet se dorëheqja e Kernit është një akt individual, ndërsa thekson se "tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim".
 
"Në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit, ndërsa trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e re për artistët dhe drejtuesin e ri të TKOBAP, që do të dalë nga procesi përzgjedhës që parashikohet nga ligji për artin dhe kulturën", thuhet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.  
 
MK thekson gjithashtu se "në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit dhe trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë".
 
DEKLARATA E SHTYPIT:

"Drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Z. Ilir Kerni, paraqiti të premten kërkesën për dorëheqje nga detyra.
 
Ministria e Kulturës konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet.
 
Historia e një Teatri ndërtohet nga brezat e artistëve që performojnë në të dhe nga gjurmët që lënë drejtuesit e tyre, në ‘murin’ e Teatrit, përfshi edhe kontributin e rëndësishëm tre-vjeçar të Z. Ilir Kerni.
 
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në vijim të reformës së kryer në institucionet skenike kombëtare; falë punës së jashtëzakonshme të trupave; jo vetëm të traditës, por edhe të prurjeve të reja shumë të fuqishme në këto vite, i ka sjellë skenës shqiptare ngjarje të mëdha kulturore, ka hapur dyert për artistët shqiptarë të suksesshëm në botë; ka disafishuar numrin e shfaqjeve dhe ka nderuar Shqipërinë në skenat ndërkombëtare.
 
Tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim.
 
Pas një viti pune intensive projekti i rikonstruksionit u miratua nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
 
Në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit, ndërsa trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e re për artistët dhe drejtuesin e ri të TKOBAP, që do të dalë nga procesi përzgjedhës që parashikohet nga ligji për artin dhe kulturën
". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)