Ministria e Kulturës “lan
hesapet” me katër muzikantët

Ministria e Kulturës “lan<br />hesapet” me katër muzikantët
TIRANE - Pas një letre publike dërguar ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, dhe kryeministrit, Sali Berisha, nga katër artistë laureatë të çmimeve të një konkursi që u shpall me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në nëntor 2012, të cilët nuk kanë marre ende lekët, MTKRS-ja ka lëshuar dje një deklaratë për shtyp, ku thekson se “do të respektojë vetëm ligjin dhe fondet për konkursin muzikor në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nuk janë tjetërsuar”.

Letra është publikuar një javë më parë në media në formë proteste nga fituesit e konkursit të 100-vjetorit Aleksandër Peçi, Shpëtim Kushta, Endri Sina dhe Aleksandër Lalo. MKTRS-ja ka reaguar dje për mediat se “pasi u njoh me shqetësimin e ngritur nga artistët të cilët kanë qenë pjesëmarrës  në konkursin muzikor në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, të botuar në disa media, sqaron opinionin artistik dhe publik se “akuzat e ngritura përmes letrës së artistëve apo në deklaratat personale të kompozitorit Aleksander Peçi, nuk qëndrojnë dhe se e vërteta e mosdhënies së shpërblimeve për këtë konkurs është krejt tjetër”.

Gjithashtu, MTKRS-ja ka bërë të ditur shumën e lekëve që u ka detyrim artistëve. “MTKRS  shpalli  konkursin, duke  vendosur një shumë prej 5,000,000 lekësh në dispozicion të artistëve muzikantë, ndërkohë që për konkursin e dramës, në analogji me këtë, shuma e vënë në dispozicion ishte 1,400,000 leke, duke përfshirë dhe pagesën e jurisë”.

Në këtë letër MTKRS-ja iu është përgjigjur edhe akuzave të kompozitorit Aleksandër Peçi për “mosinteresimin e shtetit për ngjitjen në skenë të veprës fituese Dodona me rastin e 100-vjetorit”, për të cilën ka folur në intervistën për “Shqiptarja.com”. “MTKRS nuk mban përgjegjësi për veprën “Dodona”, e cila edhe pse e paguar nga MTKRS-ja në vitin 2010, nuk është vënë akoma në skenë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Pyetjen e bërë nga ana e tij,  pse nuk luhen veprat nga institucioni përkatës, kompozitori duhet t’ia drejtojë bordit dhe vetë institucionit. MTKRS mund të  negociojë, por jo të urdhërojë për vënien në skenë të veprave”, shkruhet në deklaratën e MTKRS-së. Më tej, deklarata e MTKRS-së sqaron se nuk janë përdorur lekët që shteti iu ka borxh artistëve, por ato janë kthyer në buxhetin e shtetit.

“Për sa i përket fondeve të akorduara me Vendim të Këshillit të Ministrave për aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sqarojmë se fondet me VKM kanë destinacion të përcaktuar për këtë qëllim dhe nuk tjetërsohen as me urdhër të titullarit, veçse kthehen në buxhetin e shtetit brenda vitit financiar, kur nuk përdoren.”

Pas këtij sqarimi zyrtar, kompozitori i njohur Aleksandër Peçi është cilësuar si “i paduruar” që ka çuar peticionin në qeveri, sepse sipas MTKRS-së, kjo pagesë do të kryhet pasi të plotësohet dosja përkatëse në përputhje me ligjin”. Kjo deklaratë është lëshuar pasi ministri Visar Zhiti ka bërë një takim një ditë më pas me artistët, pas publikimit të peticionit në media dhe intervistës së Aleksandër Peçit në “Shqiptarja.com”

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë