Ministria e Kulturës shpall
konkursin e fotografisë

Ministria e Kulturës shpall <br />konkursin e fotografisë
Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të organizojë për herë të parë Konkursin Kombëtar të Fotografisë, me titull “Emocion përmes fotografisë”. “Ky është një konkurs i hapur për të gjithë ata persona që praktikojnë artin e fotografisë si profesionistë ose jo”, pohojnë burime nga MTKRS. Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të vlerësojë 2 çmime për fituesit sipas tematikës përkatëse, në vlerën 150.000 lekë për secilin çmim. Tematikat në të cilat do të fokusohen pjesëmarrësit në këtë konkurs do të jenë si më poshtë: Foto sociale; Shqipëria Turistike. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e cila do të përbëhet nga emra të afirmuar në fushën e fotografisë dhe kritikës së artit. Fondi publik për artistët e rinj në fotografi do të synojë evidentimin dhe përkrahjen e artistëve të rinj që kanë pasion artin e fotografisë. Pjesëmarrja e artistëve të rinj dhe të apasionuarve në këtë art do të jetë shumë e rëndësishme, në suksesin e këtij aktiviteti si dhe në ecurinë e tij. Burimet zyrtare nga MKRS na bëjnë të ditur se kkonkursi është i hapur për artistë, fotografë dhe studentë shqiptarë deri në moshën 35 vjeç. Fotografia mund të jetë bardhë e zi ose me ngjyra. Gjithashtu ata thonë se një nga kriteret është që fotografitë të jenë të kornizuara. MTKRS, është institucioni ku do të organizohet konkursi dhe procedura e përzgjedhjes së fotove fituese si dhe shpallja e fituesve. Fotot pjesëmarrëse do të dorëzohen në MTKRS, deri me datë 9 Korrik 2012. Më datë 12-13 Korrik 2012 Juria e Konkursit, e aprovuar nga MTKRS, do të bëjë përzgjedhjen e fotove fituese. Shpallja e fituesve do të të bëhet nga MTKRS.

(dhh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’