Ministria e Kulturës harron Ditën e
Poezisë,shkelen statuset e UNESCO

Ministria e Kulturës harron Ditën e<br />Poezisë,shkelen statuset e UNESCO
21 Marsi është Dita botërore e Poezisë. Mbarë bota në këtë ditë kujton autorët e saj më të mirë ose ngjarje të shënuara në historinë e krijimtarisë poetike të çdo vendi. Poetët dhe poezia në këtë ditë janë në podiumin e nderit. Por poetët shqiptarë edhe në këtë ditë janë harruar nga institucionet kulturore.
 
Asnjë aktivitet në kalendarin e Ministrisë së Kulturës apo teatrove dhe qendrave kulturore. Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë.
 
Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.
 
E festa e poezisë janë bërë që në kohën e Homerit. Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike.
 
Ndaj u shpall dita botërore e poezisë, që sipas kërkesave të UNESCO-s së paku njëherë në vit poetë më të mirë të vendit dhe të botës të kujtohen përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike dhe me një synim që të krijohet një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. Ka edhe një kjo ditë sipas Uneskos që të mbështeten poetët e rinj, 


UNESCO ka bërë thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Megjithatë sot nuk mund të ndjekim dot asnjë aktivitet për t’u shënuar
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit