TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar sot 1000 forca dhe 76 mjete në funksion të pastrimit të territorit nga mbetjet.
Që në orët e para të mëngjesit efektivët e Forcave të Armatosura u vendosën në të gjithë territorin e kësaj zone duke pastruar mbetjet.
Aksioni vjen menjëherë pas vendimit të marrë nga komisioni ndërministror për shpalljen e emergjencës civile për gjendjen e mjedisit.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura u angazhuan në akset nacionale, kryesisht në zonën Lezhë-Shkodër.
Zv.ministri i Mbrojtjes, z.Dritan Hila dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo ndoqën nga afër të gjithë procesin e pastrimit dhe ftuan komunitetin t’i bashkohen kësaj nisme.
Gjeneral-major Bazo tha se, “bashkëpunimi civilo-ushtarak është një element mjaft i rëndësishëm që i vjen në ndihmë komunitetit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare, e cila vuan shumë nga problemi me mbetjet urbane”.
“‘Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë të pastër’, është motoja e kësaj nisme, ndaj dhe të angazhohemi maksimalisht në funksion të këtij qëllimi”,- nënvizoi gjeneralmajor Jeronim Bazo.
Akset kryesore në të cilat ushtria bëri pastrimin e territorit ishin: Hani i Hotit- Shkodër; Muriqan-Shkodër; Ura e e Bunës-Shirokë; Shkodër-Lezhë-Milot.
Forcat e armatosura në planet e tyre kanë që ky mision të vazhdojë në disa fundjava.
Gjatë ditës së sotme nga puna e efektivave të Forcave të Armatosura janë pastruar 76 km rrugë dhe mbetjet e nxjerra janë transportuar me mjetet e FA për në vendgrumbullimet e tyre.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com