TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për sigurimin e jetës së ushtarakëve të forcave të armatosura të Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit. Sipas këtij vendimi Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve, do të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit, për vitin 2014.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2014, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com