Ukrainë/ Ministria e Mbrojtjes publikon tanket ruse të shkatërruara: Kujtesë për diktatorët! Jemi komb i lirë dhe i guximshëm

 

Pak ditë para Ditës të Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, në qendër të Kievit është ngritur një “paradë” me tanke të shkatërruara të ushtrisë ruse. Pamjet janë publikuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës  në rrjetin social “Twitter”.

“Në shkurt, rusët planifikonin të marshonin në qendër të Kievit. Gjashtë muaj pas fillimit të kësaj lufte, shfaqja e turpshme e metalit të ndryshkur rus u kujton të gjithë diktatorëve se si një komb i lirë dhe i guximshëm mund të prishë planet e tyre”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ku ka publikuar dhe videon e tankeve ruse të shkatërruara.


Lajmi kryesor:

Lufta/Shpërthime të fuqishme gjatë natës! Droni ukrainas godet selinë e marinës ruse në Sevastopol! Moska tenton ta rrëzojë, por dështon (VIDEO)


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online