Ministria e Mbrojtjes Serbe: Serbia nuk ka aspirata të anëtarësohet në NATO

Ministria e Mbrojtjes Serbe: Serbia nuk ka aspirata të anëtarësohet në NATO

Nebojsha Stefanoviç

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e "Partneritetit për Paqe" është korniza më optimale për bashkëpunim.

Stefanoviç diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale.

Ambasadori Plug theksoi se ai e vlerëson bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s si të dobishëm për të dyja palët dhe vuri në dukje mundësinë e përdorimit të kapaciteteve logjistike të NATO-s, brenda kornizës së bashkëpunimit mjekësor në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nuk është hera e parë që Serbia ka dërguar mesazhe të qarta se nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen