Ministria e Mbrojtjes u shpërndan bashkive 10 milionë dollarë për Emergjencat Civile

Ministria e Mbrojtjes u shpërndan bashkive 10 milionë dollarë për Emergjencat Civile

Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë më shumë burime financiare për të përballuar Emergjencat Civile në territorin e tyre. Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë dollarë, në bazë të ligjit 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, dhe buxhetit të vitit 2022.

Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Ky fond ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit 45/2019 njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • suati: 20/04/2022 10:05

    A do te mendohet ndonje here qe te pastrohen e rinovohen strehimet e pallateve dhe tunelet e bera apo do vazhdohet me sharje pse u ndertuan, lufta eshte afer dhe nuk do te gjendet vend ku do futet populli. Sktori i ndertimit ne komuna e lagje ka pasur punonjes qe mereshin vetem me mirembajtje te ketyre objekteve. Dihet qe shum te tilla jane zaptuar nga ata qe i shane por po plasi ne te semes do shkoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja