Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen e flakëve në vend, vatër zjarri edhe në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen e flakëve në vend, vatër zjarri edhe në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë

1690305924_vlore.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë infromacion mbi situatën e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes thotë se Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin.

Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Kraps të Fierit, digjen 3 banesa! Nis ndërhyrja nga ajri! Flakë edhe në Çeprat dhe Risili të Vlorës, rrezikohen banesat


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet