Vatra e zjarrit në pyllin me pisha Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë. Si pasojë e flakëve, disa banesa janë në rrezik, ndërsa deri më tani janë djegur dy banesa të pabanueshme, si edhe një dhomë që përdorej si kuzhinë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve. Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.
Banorët e zonës janë të frikësuar se mos iu digjen banesat, ndërsa kërkuan ndërhyrjen nga ajri.
‘Janë duke u djegur 2-3 shtëpia. Nuk shuhet me dorë, duhet ndërhyrje nga ajri. Shtëpi të banuar. Bagëtia iku. Vetëm nga ajri.’- tha një banor.
‘Me ndihmat e shtetit s’kemi ça bëjmë ne. Nuk mundet të fiket.’- tha një tjetër.
Zjarrfikëset nga Berati u kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësve të bashkisë në Fier. Drejtoria e Zjarrfikëse në Berat bën me dije se ditën e sotme do të dërgojë në ndihmë të kolegëve të bashkisë Fier, 1 mjet zjarrfikës dhe 7 punonjës. Pas zjarrit të madh në terren zbriti edhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj. Në një prononcim për mediat Çako theksoi se e kanë situatën në kontroll, ndërsa tha se kanë pasur dëme masive në pyje.
"Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.
Ndërkohë, një zjarr ka përfshirë plantacionet me ullinj në fshatin Çeprat në Vlorë, ndërsa banesat në zonë. Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe një zonë e pyllëzuar në fshatin Risili. Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj, teksa ishte në terren duke punuar për shuarjen e flakëve tha se situata është shumë e vështirë. Ai tha se era favorizon flakët, ndërsa theksoi se janë vetëm 30 veta personel dhe se është vështirë për ta përballuar me kaq persona.
“Ky zjarr ka nisur ka disa orë, është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve, i cili po djeg vreshta, ullinj, pemë frutore. Rrezikohen banesa. Është shumë e vështirë, terreni me shkurre të dendura, e kemi pasur të pamundur për ta vënë në kontroll", tha ai.
Dy vatra zjarri aktive janë dhe ne Qarkun e Gjirokastrës.. Efektivet e zjarrfikëses Tepelene dhe Memaliaj janë në vengjarje, ndërkohë atyre ju bashkua edhe ekipi i zjarrfikëses se Gjirokastrës.
Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Rroshnik. Zjarri ka përparuar drejt ullishteve të kësaj zone, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit janë nisur 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 punonjës, që janë duke luftuar me flakët për ti shuar ato.
Deri tani duket se situata po shkon drejt normalizimit, por ende nuk është mundësuar lokalizimi i plotë i flakëve dhe shuarja e vatrave të zjarrit. Nuk dihet ende sesa ha ullishte janë përfshirë nga flakët, pasi zjarri është duke vazhduar.
Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme ndërkohë qe vatra është e aktivizuar në këto momente. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra çka e vështirëson ndërhyrjen. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.
Drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca te shërbimit zjarrfikëse, të bashkisë Kukës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë e është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm në këmbë. Sipas shefit te shërbimit zjarrfikës Gafurr Rexha forcat e angazhuara për shuarjen e zjarrit po mbërrijnë tek vatra. Mali i Gjallicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.
Vatra e zjarrit në pyllin me pisha Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta.
Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, është angazhuar edhe një helikopter Cougar.
Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi që ka ndarë video nga momenti kur helikopteri ndërhyn për shuarjen e flakëve.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se 45 efektivë, mjet dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Peleshi u bën thirrje qytetarëve se nëse do ketë nevojë për evakuim t’iu binden autoriteteve.
“45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier. Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t'u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha”, shkruan Peleshi.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë infromacion mbi situatën e zjarreve në vend. Ministria e Mbrojtjes thotë se Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.
Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin.
Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.
Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.
Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj ka folur për situatën e zjarreve në Vlorë. Teksa ishte në terren duke punuar për shuarjen e flakëve, Kapaj tha se situata është shumë e vështirë dhe se rrezikohen banesa. Ai tha se era favorizon flakët, ndërsa theksoi se janë vetëm 30 veta personel dhe se është vështirë për ta përballuar me kaq persona.
“Ky zjarr ka nisur ka disa orë, është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve, i cili po djeg vreshta, ullinj, pemë frutore. Rrezikohen banesa. Është shumë e vështirë, terreni me shkurre të dendura, e kemi pasur të pamundur për ta vënë në kontroll. Jemi të njëjtat forca, është e pamundur sa do fuqi të ketë zjarrfikësi për ta përballur këtë situatë zjarri të vështirë. Janë disa fshatra që janë përfshirë nga zjarret. Jemi 30 personel operues për situata zjarri”, tha Kapaj.
Pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme, në terren zbriti edhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj. Në një prononcim për mediat Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.
“Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar FA, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.
Për prefektin Shehaj dita e sotme ka qenë edhe më kritike nga ditët e mëparshme pasi zjarri iu është afruar edhe banesave teksa ka pohuar se zjarri është shtrirë në një sipërfaqe të gjerë duke sjellë një dëm të konsiderueshëm.
Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë te cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrat e vogla aktive pas ndërhyrjes nga ajri.
Banorët e fshatit Risili të Vlorës janë angazhuar të shuajnë zjarrin e madh që ka shpërthyer pasditen e sotme.
Në pamjet e siguruara nga Report TV, duket që banorët po shuajnë flakët me ujë.
Banorët e fshatrave Risili dhe Çeprat në Vlorë janë shprehur të shqetësuar për situatën nga zjarret në këto vende. Ata thanë se fatmirësisht u kanë shpëtuar banesat, por ju janë djegur qindra rrënjë ullinj. Sipas banorëve zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për këtë arsye kanë fikur edhe dritat në zonë.
‘Ra një shkëndijë elektrike dhe mori flakë atje. Rrezikohen edhe banesat edhe shtëpi edhe familje. Ajo zjarrfikësja nuk shuan asgjë.’- u shpreh një banor.
‘Rrezikojmë se thamë se do të vijë flaka këtej. Shkëndijë se çfarë ra. Ja dil në majë të bregut shiko se si është përvëluar.’- tha një tjetër.
‘Erdhi zjarri që nga Babica. Janë bërë shumë dëme. Dritat u fikën!’- u shpreh një banor.
‘Kam dy dynim ullinj,. Më janë djegur 160 rrënjë ullinj. Kalo zjarrfikësja këtu iku në Çepran! Iku çfarë do të bëjë zjarrfikësja.’-u shpreh një tjetër banor.
‘Zjarri filloi nga Babica e Madhe. Shtëpitë i shpëtuam. Na janë bërë dëme të mëdha. Shyqyr që nuk u dogjën shtëpitë. Rreziku fillon akoma. Këta bravo u qoftë erdhën në kohë rekorde.’- tha një banor.
‘Në orën 14 në fshatin Çeprat, pastaj morëm informacion në Risili pastaj në Babicë. S’ka rrezik të banesat.’- tha një tjetër.
‘Nuk pati drita, sepse ne do të kishim ndihmuar më shumë se ne kemi puse. Nuk kishte drita!’- u shpreh një banor.
Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka tha për Report Tv se situata nga zjarri në Kraps është problematike. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai thotë se zjarri është favorizuar nga era dhe terreni i vështirë.
“Aktualisht është problematike, se këtu ku ka filluar zjarri në pjesën e kodrave të Peshtanit, ka patur zjarr. Jemi njoftuar rreth orës 13:20 minuta. Zjarri ka qenë me intensitet, i favorizuar nga era, terreni ka qenë i vështirë. Rreth kodrave. Kemi nja dy biznese lokale. Kemi katër mjete zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë nga Patosi, Roskoveci, në këto momente na ka ardhur edhe berati, na ka ardhur ndihmë edhe nga helikopteri. Bëmë edhe shpëtimin e banesave, nuk u prek asnjë banesë e banueshme.
Të kenë kujdes, mos të shfrytëzojnë zjarrin për djegien e mbeturinave, për çdo situatë të telefonojnë në numrin 128 dhe ne do përgjigjemi me mjetet dhe forcat tona”, tha ai.
Një tjetër vatër zjarri raportohet në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve disa plantacione me ullinj janë përfshirë nga flakët në fshatin Risili.
Zjarri është fare pranë rrugë ku behët qarkullueshme për automjetet dhe bëhet e vështirë për të kaluar.
Një zjarr ka përfshirë plantacionet me ullinj në fshatin Çeprat në Vlorë. Flakët sipas raportimeve rrezikojnë edhe banesat në zonë.
Zjarri në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps, aty ky disa shtëpi po digjen, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë.
‘Janë duke u djegur 2-3 shtëpia. Nuk shuhet me dorë, duhet ndërhyrje nga ajri. Shtëpi të banuar. Bagëtia iku. Vetëm nga ajri.’- tha një banor.
‘Me ndihmat e shtetit s’kemi ça bëjmë ne. Nuk mundet të fiket.’- tha një tjetër.
Flakët vijojnë ende në zonën e fshatit Kraper në Peshtan të Fierit. Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve.
Aeroplani grek qe hodhi uhe per sbuarjen e zjarrit ka rene dhe eshte djegur. Dukshem avioni eshte ulur me shume se c'duhet per tiu afruar zjarrit dhe aty ka kapur nje krah te avionit ne nje peme. Kjo ndoshta ka bere qe te humbasi eauilibrin ne ate shpat kodre ne ishullin Evia prane athimes. https://www.independent.co.uk/travel/news-and-advice/greece-fires-plane-crash-evia-b2381532.html
Përgjigju