Ministria e Mjedisit, takim konsultativ me donatorët e Sektorit të Mjedisit

/ATSH/ -Ministria e Mjedisit organizoi ditën e sotme një takim konsultativ me donatorët e sektorit të mjedisit. Takimi u zhvillua në kuadër të krijimit të Single Sector Project Pipelines (Rrjetit të Projekteve në Sektorin e Mjedisit), për Vlerësimin Strategjik për projektet më të rëndësishme të investimeve që do të financohen gjatë periudhës afatmesme.
E pranishme në këtë takim ishte zv.ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti, përfaqësues nga ministritë e linjës, Zyra e Kryeministrit dhe donatorët në Sektorin e Mjedisit.
Në fjalën e saj, zv.ministrja falenderoi për mbështetjen e dhënë deri tani dhe përmendi arritjet e Ministrisë së Mjedisit në përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së si dhe disa nga projektet e realizuara deri tani në fushën e mbetjeve.
Zv.ministrja Ifti theksoi se,"Rrjeti i Projekteve në Sektorin e Mjedisit do të jetë një instrument i rëndësishëm për implementimin dhe financimin e projekteve të mëdha që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë".
Takimi u fokusua në progresin në Sektorin e Mjedisit dhe mbi paketën prioritare të projekteve. U prezantuan fishat e projekteve në 5 rajone të vendit për ndërhyrje në fushën e mbetjeve si, Dibra, Kukësi, Vlora,Gjirokastra dhe Saranda.
Këto dokumente janë përgatitur në kuadër të Thirrjes për aplikim për WBIF (Western Balkans Investment Framework), nën koordinimin e Ministrisë së Mjedisit, me kontribut edhe të ministrive të linjës të përfshira në sektorin e mjedisit, lider i së cilës është Ministria e Mjedisit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social