Ministria e PD kërkon shkarkimin
e inspektorit të ISSH Gramsh

Ministria e PD kërkon shkarkimin<br />e inspektorit të ISSH Gramsh
Largimet nga puna të punonjësve të administratës, për arsye të pjesëmarrjes në fushatë zgjedhore nuk kanë të sosur.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit.

Ministrja Kërtusha, i ka propozuar Drejtor të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjensinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se Urim Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Ndërkohë është vënë në dispozicion të publikut edhe një numër telefoni ku ata mund të denoncojnë raste të tilla.

Redaksia Online
J.SH Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet