Në Qendrën e Konsultave Ambulatore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” çdo ditë pacientët drejtohen për t’u konsultuar me mjekët specialistë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se çdo vit në këtë qendër ambulatore marrin shërbim rreth 70,000 pacientë, sipas sistemit të referimit.
Sipas MSHMS, në Qendrën e Konsultave Ambulatore në QSUT pacientët kryejnë konsultat për sëmundje të brendshme dhe kirurgjikale, ekzaminimet laboratorike dhe imazheri, përfshirë eko kardiake dhe prova ushtrimore.
Në këtë qendër ofrohen çdo ditë shërbime të specializuara mjekësore për pacientët, sipas sistemit të referimit, duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor dhe të aksesueshëm për çdo pacient.
Komente










