Ministria e Shëndetësisë diferencon shqiptarët, kthen pas jo rezidentët, pranon pa kushte në kufi rezidentët

Ministria e Shëndetësisë diferencon shqiptarët, kthen pas jo rezidentët, pranon pa kushte në kufi rezidentët

Ndër rregullat e reja që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi për të shtrënguar masat në pikat kufitare, është edhe vetëizolimi për 10 ditë i të gjithë shqiptarëve rezidentë në vendin tonë, që kthehen për në atdhe dhe nuk plotësojnë asnjë nga 3 kushtet për të kaluar kufirin. Pra, nuk kanë as vaksinë, as nuk kanë bërë tampon, dhe as nuk kanë bërë testin serologjik. Një shqiptar resident, në këto kushte, duhet të vetëkarantinohet për 10 ditë në shtëpinë e tij. 

“Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit”, vendosi këtë të dielë Komiteti.

Por çfarë ndodh po me një shqiptar, i cili nuk është rezident, pra që jeton jashtë Shqipërisë, siç janë miliona emigrantë në vende të huaja?

Nëse një shqiptar jo rezident kërkon të hyjë në atdhe pa vaksinë, tampon, apo test serologjik, ndryshe nga shqiptari resident, nuk ka të drejtë të vetëkarantinohet 10 ditë, por i duhet të kthehet në vendin  nisjes. 

Interesuar mbi këtë fakt, Shqiptarja.com mësoi përmes burimeve jo zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka diskutuar përpara mbledhjes publike, për shqiptarët jo rezidentë, dhe i ka përjashtuar ata, me argumentin se kur të kthehen në Shqipëri nuk kanë shtëpi ku të vetëkarantinohen! Edhe qëndrimi në hotel, thanë të njëjtat burime, do të ishte i vështirë për shkak se duhen dhoma karantimi, që të ofrojnë edhe ushqimin, dhe sigurinë se askush nuk do të thyejë izolimin duke rrezikuar të tjerët.

Rregulli i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë diferencon qartazi shqiptarët (rezidentë dhe jo rezidentë), duke mos pranuar pa kushte ata që jetojnë jashtë, edhe pse shumica e tyre e ka një shtëpi se ku të vetëkarantinohet në atdhe, mjafton që të deklarojë në policinë kufitare adresën, dhe të vetëkarantinohet ashtu si shqiptari resident. Megjithatë, shqiptarët jo rezidentë mund të kalojnë kufirin, me tampon, vaksinën e kryet në vendin ku jetojnë (të gjitha njihen në Shqipëri), ose test seroligjik.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 30/08/2021 19:00

    Shqiptaret “JO” rezident nuk kane shtepi ku te karantinohen??Ata rezident kane shtepi ndersa ata JO rezident nuk kane shtepi!!!eshte argument qe meriton pak ironi dhe komicitet,por eshte nje ceshtje serioze dhe mendoj se me mire te gjenden argumente shkencore ose perndryshe te gjendet nje zgjidhje tjeter me e pergjegjeshme.para sezonit turistik ju be thirrje me spote shqiptareve pertej Shqiperise tani qe perfundoi sezoni perfundon dhe perkatesia.ngjan me llogjiken ekonomike kjo zgjedhje,per te ardhur keq ne nje kohe kur kemi te gjithe nevoje per me shume njerezi dhe dashuri per ta kaluar me mire kte pandemi.pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille