Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Që nga fillimi i luftës kanë vdekur 26 mijë njerëz

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Që nga fillimi i luftës kanë vdekur 26 mijë njerëz

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

1703867919_gazaaaaaaa.PNG

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Më shumë se 26 mijë njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze, e cila ra nën kontrollin e Hamasit në vitin 2007, raporton një numër prej 26,083 të vdekur dhe 64,487 të plagosur. 

Në 24 orët e fundit, sipas të njëjtave burime, kanë humbur jetën 183 persona dhe kanë mbetur të plagosur 377. 

Lajmi i buletinit të ri që mbërrin nga Gaza është raportuar nga TV satelitor Al Jazeera ndërsa operacionet ushtarake izraelite vazhdojnë në Gaza, të cilat filluan pas sulmit të 7 tetorit në Izrael.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar