TIRANË, 13 shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për barna të falsifikuara në spitale. Ministria ka kërkuar kërkuar reagimin e menjëhershëm të prokurorit të përgjithshëm.
"Kjo akuzë e ilustruar me një shembull absolutisht të qartë dhe aspak të lidhur me ndonjë falsifikim bari, ngjan si dy pika uji me akuzat e turpshme që synojnë të fajësojnë Ministrin e Punëve të Brendshme si shkaktar për sulmin terrorist ndaj familjes së tij", nënvizoi Ministria.
Sipas saj, akuza e fabrikuar në vazhdën e politikës së llojit më të ulët synon hapur përhapjen e panikut tek qytetarët në nevojë për shërbim spitalor.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin e saj për Prokurorinë për nisjen e hetimeve, për të nxjerrë ligjërisht të vërtetën./a.g/