Pas publikimit të rastit në media, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë për trajtimin e nënë Lilianës, e cila nga sot është shtruar në Spitalin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj, Shërbimi Social Shtetëror dhe strukturat e QSUT-së u koordinuan për të siguruar transportin dhe sistemimin e pacientes në spital.
Nënë Liliana, e cila deri më tani detyrohej të udhëtonte çdo ditë nga Elbasani në Tiranë për të marrë terapinë, do të qëndrojë e shtruar gjatë gjithë periudhës së trajtimit të përcaktuar nga mjekët specialistë.
“Askush nuk duhet të mbetet pa kujdes për shkak të pamundësive ekonomike apo sociale. Rasti është tashmë në ndjekje dhe kujdesi për pacienten do të vijojë përgjatë gjithë trajtimit të saj”, shkroi ministrja Spahiu.
Sipas ministrisë, rasti do të monitorohet deri në përfundimin e plotë të planit të trajtimit.








Komente
Komento