Ministria iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë, prindi i invalidit: Kemi tre muaj që se marrim, në prag festash jemi me lot në sy, Rama të na japë zgjidhje

 

Prindi i një prej invalidëve të futur në grevë urie në Elbasan thotë për mediat se kanë tre muaj që u është hequr paketa higjeno-sanitare prej 16 mijë lekësh. Ai tregon se djali i tij është i sëmurë prej 33 vitesh dhe kërkon që kjo pagesë t’iu rikthehet. Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, ku i bërë thirrje që t’i japë zgjidhje këtij problemi, pasi kanë mbetur me lot në sy në prag të festave të fundvitit.

“Kam 33 vjet që i shërbej djalit. Nga 2009 e këtej jam i divorcuar dhe i shërbej vetëm djalit. Mund të hecë e metra dhe këputet, do patjetër ndihmë. Si ka mundësi ti ndërpritet këtij. Jetoj në bashkinë Cërrik, të gjithë të tjerët punojnë, si ka mundësi ti hiqet këtij. Ky është muaji i tretë. Po rrimë me lot në sy, ta shijosh ditën e festës e ta kalojmë të gëzuar. Jo të presësh bukën e një invalidi, ilaçet i mban gjithmonë me vete. 60 mijë lekë dua vetëm ilaçe. Na duket katastrofë, ca bëhet me këto lloj robsh apo e kanë vetë në terezi dhe flakin shtresën e varfër. I bëj thirrje kryeministrit se nuk e kemi politikisht, të vë dorën në zemër, të shikojë ligjin. Me ca ta ushqej djalin”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Iu hoq paketa higjieno-sanitare 16 mijë lekë nga Ministria, 5 invalidë në Elbasan në grevë urie: Muaji i tretë që s'e marrim, Rama të na japë zgjidhje


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?