TIRANE - Ministria e Financave ka bërë me dije se nga data 19 deri 28 shkurt do nxjerrë jashtë funksionin sistemin elektronik që mundëson kryen pagesat e thesarit.

Në një deklaratë për shtyp Ministria theksoi se ndërprerja bëhet për shkak të punimeve për përmirësimin e sistemit dhe se nuk do ndikojë në kryerjen e shërbimeve tek institucionet buxhetore, tatimpaguesit dhe qytetarët.

Ndërkohë Institucioni do të vijojë të kryejë transferta direkte qendrore nëpërmjet Bankës së Shqipërisë, pagesa për Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondin Special të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe pagesat e shërbimit të borxhit.

Për këtë qëllim, Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim, i cili iu është vënë në dispozicion të gjitha njësive shpenzuese, në të cilin inkurajohen institucionet buxhetore të kryejnë ekzekutimin e të gjitha pagesave të muajit shkurt përpara datës 19 shkurt 2016.

Redaksia Online