Ministria: Shëndetësia e Ramës
si ajo e komunizmit
Pas akuzave të liderit socialist ka mbërritur reagimi i Minisrisë e cila akuzon Ramën se sistemi shëndetësoj i tij është i njëjtë me atë të komunizmit. Ajo theksoi se reforma në këtë fushë bazohet në parimet e OBSH-së. Rama përgjigjet ironik në Twitter: “Komunist si në Angli e Itali”.
TIRANE – Sistemi shëndetësor që ka ndërmend të sjelli Edi Rama është ai i kohës së komunizmit, “kur kush paguante dhe kush nuk paguante ishte njësoj”. Kjo është në thelb kundërreplika e Ministrisë së Shëndetësisë pas akuzave të lëshuara sot ndaj këtij dikasteri nga kryetari i socialistëve.
Ministria e Shëndetësisë, në deklaratë publike, ka nënvizuar se reforma në këtë fushë është bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por Rama “nuk e di çdo të thotë OBSH”.
“Kur flet për shëndetësinë [lideri socialist] ka ndërmend organizatën e madhe politike që krijoi në Bashkinë e Tiranës”, vijoi më tej zëdhënësja e Ministrisë e cila i kujtoi kryesocialistit Rama se “vite më parë edhe kolegë socialistë të ulur pranë tij kanë kontribuuar në këtë reformë”.
Sipas Ministrisë, siguria e barnave në vend është e plotë dhe respekton garancitë ndërkombëtare. “Për herë të parë çmimet [e ilaçeve] janë më të ulëta”, tha zëdhënësja.
Gjithësesi, Ministria e Shëndetësisë është e ndërgjegjëshme që “rruga është e gjatë”, “një sfidë e përditëshme”, ndaj dhe është shprehur e hapur ndaj çdo opinioni.
REPLIKA E RAMËS: KOMUNIST SI NE ANGLINuk ka vonuar shumë dhe Ministrisë së Shëndetësisë Rama i është përgjigjur në Twitter përmes një mesazhi ironik. “Shërbimi Shëndetësor Universal qënka komunist, njësoj si në Angli, Itali, Spanjë, Kanada etj. Kurse shëndetësia sot qenka si kurrë më mirë!”, ka shkruar Rama.
“Ja pse u themi shqiptarëve: Ose një Rilindje Shqiptare ose Rrënim i Mëtejshëm ku të dëgjojmë me vite të tjera karagjozllëqe pafund si këto”, tha Rama në një mesazh të dytë.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu
26 Nëntor, 11:18
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues për 'Divizioni': Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Do i shërbejë turistëve dhe banorëve të vendit
26 Nëntor, 11:14
-
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili”: Një Udhëtim Artistik Pa Kufij
26 Nëntor, 11:12
-
Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë
26 Nëntor, 11:07
-
Itali/ Vritet shqiptari dhe plagoset i vëllai pas një sherri, policia arreston si të dyshuar 2 maqedonas! Krimi në një zonë të njohur për aktivitet ilegal dhe dhunë
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja e Martin Canit, mjeku i spitalit privat nuk dorëzon epikrizën e 14-vjeçarit të akuzuar si autor, pengon transferimin në paraburgim (EMRI)
26 Nëntor, 10:53
-
Operacioni i SPAK në Elbasan/ Mes 21 masave të sigurisë dhe emri i Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari akuzohet se u përfshi në vrasjen e Bledar Muçës
26 Nëntor, 10:48
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02