Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), po avancon puna për realizimin e projektit PET/CT në QSUT, një projekt që zgjeron kapacitetet diagnostikuese dhe forcon kujdesin e specializuar për pacientët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se procesi po vijon paralelisht në nivel institucional dhe teknik, në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa hapi i radhës sipas saj, do të jetë mbërritja në Shqipëri e ekipit teknik të ANEA-s.
Reagimi i ministres Spahiu:
Në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), po avancon puna për realizimin e projektit PET/CT në QSUT.
Procesi po vijon paralelisht në nivel institucional dhe teknik, në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa hapi i radhës do të jetë mbërritja në Shqipëri e ekipit teknik të ANEA-s.
Një investim i rëndësishëm që zgjeron kapacitetet diagnostikuese dhe forcon kujdesin e specializuar për pacientët.









Komente
Komento