Ministrin letonez takohet me Ramën
përgatitje për presidencën e BE-së

Ministrin letonez takohet me Ramën<br />përgatitje për presidencën e BE-së
TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Letonisë,  Edgars Rinkevics, i cili që në nisje të takimit shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij  për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Ndërkohë ky takim është shoqëruar edhe me një postim në rrjetin social të kryeministrit Rama, i cili e ka vlerësuar këtë në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE.

"Me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, zotin Edgars Rinkevics në kuadrin e përgatitjeve të Letonisë për Presidencën e rradhës në BE." Shkruan Rama në Facebook.

rama fb

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama dhe Ministri i jashtëm letonez vlerësuan se fryma miqësore dhe bashkëpunuese  karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët të dy qeverive për konsolidimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen, si dhe për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit në sferën ekonomike dhe atë politike.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, por edhe të rajonit në tërësi. Në këtë këndvështrim, kryeministri u shpreh se bashkëpunimi rajonal merr një rëndësi të veçantë për një të ardhme të përbashkët më të mirë për qytetarët e këtyre vendeve.

Nga ana e tij, Ministri i jashtëm letonez Rinkevics vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fusha të fusha të ndryshme, si dhe arritjet e saj në procesin e integrimit, duke theksuar se Letonia do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrahë Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Nga ana e tij, Rama u shpreh se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar që të ecë përpara me procesin e integrimit të vendit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që i takojnë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë