Ministria e Drejtësisë dhe KLD janë dy institucionet ku një person me aftësi të kufizuara e ka shumë të vështirë për të hyrë në ambiente të brendshme. Kjo për shkak të shkallëve që ndodhen para këtyre dy godinave.
Edhe Ministria e Ekonomisë nuk ka kushtet e duhura që një person me aftësi të veçanta të ketë akses në zyrat e këtij dikasteri, për të marrë shërbime të ndryshme.
Ministria e Mirëqenies Sociale, që është edhe ministria përgjegjëse për këtë kategori, ka krijuar kushtet për aksesin e personave me aftësi të kufizuar. Por jo në të gjitha katet e kësaj godine, një person me karrocë mund të hyjë.
Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ka krijuar kushtet për personat me aftësi të kufizuar pas godinës.
Në dy hyrjet para bashkisë është e pamundur të fytesh. Janë një sërë institucionesh të tjera si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës, të cilat nuk kanë krijuar kushte për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që secili prej tyre të hyjë pa problem në ambientet e brendshme.
Nga ana tjetër strategjia e re e qeverisë detyron të gjitha institucionet që të mos krijojnë pengesa për personat me aftësi të kufizuar. Strategji që mbetet për tu parë sa do të zbatohet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO