Ministrja Denaj: Ja mbështetja që kemi parashikuar për shtresat vulnerabël

Ministrja Denaj: Ja mbështetja që kemi parashikuar për shtresat vulnerabël

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi Dimensionin social të integrimit në Bashkimin Europian, “Leave no one behind”, i cili është një program që i dedikohet përfshirjes së shtresave vulnerable në shërbimet publike dhe dhënies së mundësive të barabarta.

Fondet e nxitjes së punësimit, tha Ministrja, që nga viti 2013 janë pesëfishuar, nga 90 milion në vitin  2013 në 490 milion në 2019, ndërkohë që miratimi në Mars 2019 të ligjit të ri “Për nxitjen e Punësimit” ka sjellë disa ndryshime thelbësore për përcaktimin e grupeve të veçanta, zgjerimit të gamës së programeve aktive.

“Një hap i rëndësishëm në këtë ligj janë dispozitat të cilat lidhen me punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Janë vendosur dispozitat me kuotat e punësimit dhe krijimi i Fondit Social të Punësimit, të cilat do të mbështesin punësimin, vetëpunësimin, përshtatjen e arsyeshme dhe integrimin social të punëkërkuesve të papunë, persona me aftësi të kufizuar, invalidë punë dhe persona të cilët nuk dëgjojnë”, u shpreh Ministrja Denaj.

Duke u ndalur te politikat e strehimit, Ministrja theksoi se qëllimi i tyre është të ndikojë në uljen e varfërisë, të papunësisë dhe të emigracionit të të rinjve dhe në rritjen e cilësisë së jetesës.

“Këto synime do të arrihen duke marrë masat e nevojshme ligjore e financiare për të mbështetur sigurimin e një strehimi të përshtatshëm e të përballueshëm për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave”, u shpreh Denaj.

Politikat e strehimit në vitet e fundit kanë mbështetur në mënyrë të dukshme shtresat më në nevojë, si me projektet e investimeve ashtu edhe me subvencionet.

Ministrja Denaj nënvizoi faktin se Buxheti për strehimin në vitin 2019 është rritur me 30 % krahasuar me një vit më parë dhe ligji i ri për “Për strehimin social” i miratuar vitin e kaluar parashikon disa programe që adresojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi.

“Angazhimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbetet në mbështetje të zhvillimit ekonomik e social dhe strehimi është pjesë e këtyre politikave”, përfundoi fjalën e saj Ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?