Ministrja e Arsimit në Akademi për akuzat për plagjiaturë: S’ka asnjë politikan të paakuzuar për këtë. Covid 19 nën kontroll në shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas një takimi me kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi për bashkërendim mes dy institucioneve, flet për herë të parë një muaj pas emërimit si ministre në një konferencë mediatike dhe për rishikimin e buxhetit, që do të bëhet për kërkime shkencore dhe problematikat e mbartura ndër vite në këtë drejtim.

“Bëmë një takim për ligjin në Akademinë e Shkencave, që ka nis të ketë një impakt pozitiv.  Ndër vite ka pas problematika në këtë drejtim. Universitetet bëjnë punë kërkimore shkencore, por mungonte një bashkërendim, që punët studimore t’u përgjigjen zhvillimeve të momentit”, shprehet ministrja e Arsimit Evis Kushi.

“MASR dhe ASH janë dy institucione që kanë detyrë edhe përgjegjësi që të zhvillojnë arsimin edhe shkencën në Shqipëri. Në këtë hapësirë, bashkëpunimi është i domosdoshëm. Është momenti që Akademia të vihet në rolin e koordinatorit të dijes në shkollat e larta. Në çdo gjë MASR dhe ASH janë të detyruar të bashkëpunojnë. Krahas kësaj ndalem edhe tek ligji i ri për Shkencën, që është në përpunim e sipër, edhe mbështetjen që kërkon akademia”, vijon Gjinushi.

Bashkë me ligjin e Akademisë së Shkencave, është miratuar edhe ligji për etikën për kërkimet shkencore, që parashikon penalitete për shkelësit. Ministrja Kushi, e akuzuar që në ditët e para të detyrës, se një nga artikujt që ajo ka botuar është plagjiaturë shprehet se:

“Pakti për universitetin ka qenë një nga iniciativat e qeverisë shqiptare, që do i qëndrojmë një më një, pavarësisht problematikave që kemi pas ne s’jemi tërheq nga këto pika. Një nga këto pika është softueri edhe përfshirja e një sistemi të tërë për të kontrolluar cilësinë dhe plagjiaturat në kërkimet shkencore. Sa i përket akuzave ndaj meje; e para, nuk ka një politikan tashmë që është në pozicionet drejtuese edhe që mos të jetë akuzuar për plagjiaturë. Por, akuza që më është bërë për një nga punët e mia shkencore, një nga artikujt ka kaluar në një nga bordet e etikës të revistës përkatëse filtrat”, thotë Kushi.

Ministrja Kushi ndalet edhe tek manaxhimi në shkolla, që është duke bërë për situatën ku gjendemi për shkak të Covid 19.

“Sikundër edhe ISHP dhe MASR dhe MSH jemi në bashkëpunim me një sistem që kemi ngrit për të marrë informacion çdo ditë rreth rastet që shfaqen tek mësuesit edhe nxënësit. Do kemi 1000 kuota shtesë për të zëvendësuar mësuesit e prekur, mësuesit do paguhen për orët shtesë.  Shifrat janë shumë dinamike, por situata është nën kontroll, s’ka kaluar asgjë përtej pritshmërie tonë. S’kemi mbyll asnjë shkollë edhe asnjë klasë”, shprehet Kushi.

Evis Kushi u emërua ministre e Arsimit në datë 14 shtator, pas dorëheqjes së ish- ministres Besa Shahirit

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja