Ministrja e Bujqësisë takon në Turqi homologun e Malit të Zi: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik
Ministrja Frida Krifca në Turqi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë vizitës së saj në Turqi u takua me homologun Aleksandar Stijović.
Në një reagim në lidhje me takimin e zhvilluar, Krifca theksoi se Mali i Zi është një nga fqinjët me të cilët Shqipëria ka ende shumë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
Homologët u ndalën tek politika e përbashkët për mbrojtjen e bimëve, për të cilat Krifca ka kërkuar nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes së përbashkët, por edhe lehtësimin praktik të kontrolleve fitosanitare.
Gjithashtu, gjatë takimit mes ministrave një nga pikat e diskutimit mes palëve ishte edhe ndërmarrja e angazhimit të përbashkët në rritjen e numrit të bizneseve ndërkufitare në fushën e turizmit rural.
Më tej, Krifca dhe Stijović diskutuan lidhur me vijimësinë e rritjes së bashkëpunimit për menaxhimin e përbashkët të rezervave peshkore dhe nxitjen e eksporteve të prodhimeve shqiptare të peshkimit.
Në përfundim të takimit, ministrat u shprehën optimistë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh tek zhvillimi rural mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, por gjithashtu edhe në aspektin rajonal dhe atë evropian.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
90.9%
-
Të gabuar
5.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 373
Lajme të tjera
-
Erdogan: Turqia do mbështesë ofertën e Suedisë në NATO nëse SHBA mban premtimin e shitjes së F-16
26 Shtator, 13:03
-
VIDEO/ Turqi, të shtëna me armë jashtë gjykatës së Izmirit! Një i vdekur dhe tre të plagosur
25 Shtator, 16:24
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Erdogan do të takohet nesër me Presidentin e Azerbajxhanit
24 Shtator, 19:09
-
Ngarkesat me grurë ukrainas mbërrijnë në Turqi
24 Shtator, 16:28
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
Erdogan për Putin: Nuk pajtohem me qasjen negative të liderëve botërorë
22 Shtator, 11:02
-
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj Putinit
21 Shtator, 20:53
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vincenzo Montella trajneri i kombëtares së njohur
20 Shtator, 15:32
-
Erdogan: Turqia mbështet Azerbajxhanin në ‘ruajtjen e integritetit territorial’
19 Shtator, 20:20
-
VIDEO/ Turqi,hidhen në erë 9 ndërtesa, shikoni shpërthimin e fuqishëm
18 Shtator, 21:16
-
Turqi/ E goditi me thikë ne zemër, 17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale
18 Shtator, 15:49