Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë

Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë

Delina Ibrahimaj në OECD

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë mbi Evropën Juglindore me temë “Zhvillimi i kapitalit njerëzor - Formimi i së ardhmes së bashku”, organizuar nga OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian, e cila u mbajt në Paris, Francë.

Ministrja Ibrahimaj ishte pjesë e panelit me temë “Transformimi i Talenteve në Evropën Juglindore: Zhvillo Njeriun e sotëm për Kapitalin e së Nesërmes”, së bashku me zv.Ministren dhe Drejtoreshën e Përgjithshme për Zhvillimin e Bashkëpunimit dhe Ndihmën Humanitare në Ministrinë Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Désirée Schëeitzer; Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi, z. Goran Đurović; Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Ekonomisë të Serbisë, Dragan Stefanović; Zv.Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova; dhe Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Cornel Feruță.

Diskutimet në këtë panel u përqendruan në sfidat dhe mundësitë e ndryshme të zhvillimeve teknologjike në ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tregjet e tyre të punës, si dhe mbi nevojën për të prodhuar aftësi që përputhen me nevojat e tregut të punës.

Në fjalën e saj, Ministrja foli për dixhitalizimin e shërbimeve publike në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e hartimit të politikave, të cilat lejojnë shfrytëzimin e përfitimeve të revolucionit dixhital, në mënyrë që të maksimizohen përfitimet nga teknologjia e re dhe të minimizohen pengesat e pashmangshme afatshkurtra.

Ministrja Ibrahimaj tha,  se kriza e pandemisë COVID 19 përshpejtoi procesin e transformimit dixhital në vendin tonë, si në sektorin privat, ashtu edhe shërbimet e ofruara nga qeveria.

Ministrja bëri një prezantim të progresit të shënuar nga qeveria në reformën e dixhitalizimit dhe ndikimit të saj në fushat kryesore të vendit, ndërsa theksoi faktin se dixhitalizimi i shërbimeve qeveritare nisi më herët që nga janari 2020, ku të gjitha aplikimet për shërbime publike ishin të disponueshme online përmes portalit “e-albania”.

Vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë ofron gjithsej 474 shërbime online.

Ministrja Ibrahimaj informoi se që nga data 1 maj 2022, 95% e shërbimeve publike dhe kërkesave nga të gjithë qytetarët dhe aplikacionet e biznesit janë të disponueshme vetëm online me nënshkrim elektronik dhe të monitoruara në kohë reale.

Në total, janë 2.5 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruara, të cilat marrin shërbime ditore, ku mesatarisht brenda një dite pune shërbehen rreth 2000 qytetarë dhe ofrohen rreth 50000 shërbime.

Ministrja Ibrahimaj deklaroi se ambicia e Qeverisë është që brenda vitit 2023 procesi i punës brenda administratës të kalojë pa letër, përmes një sistemi të centralizuar.

Ministrja theksoi se Pandemia COVID 19 imponoi sfida të rëndësishme në zhvillimin dhe zbatimin e politikave qeveritare.

Në mbyllje të fjalës së saj, Ministrja tha se qeveria është e përkushtuar të vazhdojë me progresin në proceset e dixhitalizimit, duke besuar se kjo rrit standardet e jetesës së qytetarëve dhe e vendos Shqipërinë në hartë, së bashku me vendet dhe ekonomitë e zhvilluara,  duke qënë një hap më afër në rrugën drejt integrimit europian.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit