Ministrja e Ekonomisë në Këshillin e Investimeve: Konsultimi publik i ligjeve ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun biznes-institucione

Ministrja e Ekonomisë në Këshillin e Investimeve: Konsultimi publik i ligjeve ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun biznes-institucione

Konsultimi publik i projektligjeve dhe nismave të ndryshme ligjore ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun mes biznesit dhe institucioneve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në cilësinë e kryetares, mblodhi Këshillin e Investimeve, ku u diskutua mbi efektivitetin e procesit të konsultimit publik në funksion të përmirësimit të dialogut mes sektorit privat dhe qeverisë.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi faktin se konsultimi publik i reformave dhe nismave ligjore në zbatim të tyre është synim dhe në themel të qeverisjes.

“Ne kemi qëllim që të kryejmë reforma dhe të bëjmë një qeverisje sa më gjithëpërfshirëse, ku gjithë palët e interesit të jenë të përfshira në vendimmarrje pasi synimi ynë është që të hartojmë projektligje dhe nisma të ndryshme që janë në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të vendit”, u shpreh Ibrahimaj.

Që prej vitit 2014 qeveria ka miratuar projektligjin për konsultimin publik dhe që prej ngritjes së platformës Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik 52 nisma ligjore.

Ministrja Ibrahimaj tha se procesi i konsultimit publik është zhvilluar edhe përmes tryezave dhe diskutimeve me grupet e interesit, ku janë marrë edhe sugjerimet përkatëse.

Ministrja solli si shembull konsultimin publik të projektligjit “Për faturën dhe sistemin e qarkullimit”, Fiskalizimin, i cili u miratua në formën e tij përfundimtare pasi u morën në konsideratë shumë prej sugjerimeve të aktorëve të përfshirë në procesin e konsultimit.

Me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend, Ministria e Financave dhe Ekonomis ka ndërmarrë iniciativën e konsultimit publik me sektorin privat dhe dhomat e tregtisë, mbi një sërë rekomandimesh që ata kanë adresuar pranë Këshillit të Investimeve dhe MFE.

“Kanë qenë 5 muaj intensivë takimesh ndërmjet dhomave të tregtisë dhe ekspertëve të MFE, dhe e përmend në këtë mbledhje pasi 8 nga rekomandimet e dhëna nga dhomat e tregtisë janë të lidhura me procesin e konsultimit publik. Një pjesë e rekomandimeve janë të zbatuara aktualisht, por kanë nevojë për vendimmarrje. Ndër to mund të përmend propozimin e dhomave të tregtisë për të bërë pjesë të konsultimit publik aktet nënligjore, të cilat shoqërojnë projektligje të rëndësishme dhe në disa raste në fakt japin edhe detaje të rëndësishme mbi zbatueshmërinë e ligjeve”.

Një prej rekomandimeve lidhet me zhvillimin e një konsultimi paraprak, përpara se nismat e ndryshme ligjore të hapen zyrtarisht për konsultimin publik.

Ibrahimaj deklaroi se kjo është një praktikë të cilën Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka ndërmarrë për disa projektligje të rëndësishme, në mënyrë që gjatë hartimit të draftit të merren sa më shumë parasysh mendimet e ekspertëve të fushës.

Në këtë aspekt, Ministrja përmendi nismën e fundit ligjore që MFE ka ndërmarrë mbi ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Aktualisht drafti është në fazat e fundit të finalizimit, ku përfshihen edhe marrja e mendimeve në takime me ekspertë të ndryshëm të fushës, dhe së shpejti do të hidhet për konsultim publik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki