Ministrja e Financave jep me shifra skemën për pensionet dhe pagat, 2 miliardë lekë kosto për indeksimin e pensioneve! 713 mln për pagat e administratës

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën për pensionet dhe pagat  duke folur me shifra se sa do të jetë kostoja për paketën anti-krizë të qeverisë.

  • -Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues
  • -Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës
  • -Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
  • -Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
  • -Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës 
  • -Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës

“Shqetësimi kryesor që ka pasur qeveria ka qenë përballimi i krizës dhe problematikat. Që prej marsit morëm një paketë masash të rëndësishme. Dua t’ju tregoj se rreth 5.6% t buxhetit të familjeve shqiptare përbëhet nga pagesa e energjisë elektrike. Nëse do të reflektonim çmimet reale të energjisë, kjo do të shkonte në 50% të buxhetit të familjeve shqiptare. Këtë e ndaluam duke ndikuar në fuqinë e tyre blerëse. Gjithashtu vendosëm që do të subvencionomi të gjithë ata individë që nuk përballonim rritjen e çmimeve të ushqimeve. Më shumë se 500 mijë individë u ndihmuan herën e parë.

Tashmë e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Të gjithë parashkonin që në gjysmën e dytë të vitit, inflacioni të ngadalësohej. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet e saj në çmimet e konsumit dhe karburanteve nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim një vendim për mbështetje afatmesme për një krizë e cila ka vendosur të qëndrojë. Sic prezantoi dhe kryeministri, kemi vendosur të mbajë subvencionimin e energjisë elektrike. Nga pensioni i muajit shtator që do fillojë të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë.

Pagat në sektorin publik rriten me 7% aq sa parashikohet inflacioni. Janë 41 mijë punonjës të administratës publike që do të mbështeten me masën, 10.800 policë, më shumë se 20 mijë punonjës mbështetës që përfitojnë nga rritja e pagës. Do rrisim me 10% masën e përfitimit për mfamiljet me ndihmë ekonomike, për gratë me 2 fëmijë, do dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjec. Kjo paketë ka adresuar dhe nevojat e personat me aftësi të kufizuar dhe kemi vendosur të rrisim dhe mbështetjen për energjinë elektrike që marrin.

Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që jnaë më të prekur nga kriza. Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen  grurit në vlerën 500 milionë lekë. Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike”, tha Ibrahimi.


Lajmi kryesor:

Qeveria prezanton paketën 43.1 mld lekë! Paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Prej shtatorit rriten pensionet, pagat për administratën, policinë e Shtetit e Burgjeve


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja