Ministrja e Financave i përgjigjet Tabaku: Rindërtimi vijon me ritme të shpejta, ka transparencë për përdorimin e fondeve! Thumana ka rilindur

 

Me një foto në dorë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tregoi ndryshimet që janë bërë në Thumanë para dhe pas tërmetit. Përgjigja e ministres në Kuvend erdhi pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku për abuzimet sipas saj me fondet e rindërtimit. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se rindërtimi vijon me ritme të shpejta ndërsa pohoi se të gjitha fondet e rindërtimit janë të tenderuar dhe tashme janë subjekt i KLSH-së.  Ndërkohë sipas ministres nuk ka asnjë detyrim të prapambetur nga fondet e rindërtimit. Ministrja tha se nuk është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë për përdorimin e fondeve.

‘Se di ku e gjeni forcën që thoni se tërmeti po përdoret për qëllime elektorale. Qeveria e ka për detyrë që tu gjendet pranë çdo shqiptari. Fill pas tërmetit ne u përballëm me pandeminë dhe këto janë ngjarje që nuk mund të merren sit ë veçanta apo të shkëputura. Kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta ndonëse ka pasur dy kriza të njëpasnjëshme. Kjo na jep një mundësi që të tregojmë sesi ne arritëm që të transformojmë lagjet të tëra dhe tu japim një shpresë shqiptarëve.

Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 mld euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuam. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra.  Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit.

Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene. Kam fakte që u them nuk janë kështu. Programi i rindërtimit ka një dimension të rëndësishëm sociale. Shkollat me financim të huaj sapo kanë filluar që të rindërtohen. Kemi angazhuar buxhetin e shtetit për shkak të emergjencës, dhe kreditë do të përdoren në të ardhmen.

Ne kemi dhënë informacion sa herë që është kërkuar. Kemi pasur transparencë maksimale për përdorimin e fondeve. Është e rëndësishme që mos të hidhet baltë mbi një proces për të cilin qeveria shqiptare ka marrë përgëzime dhe merita.’- tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri