Ministrja e Jashtme gjermane: Tensionet Rusi-Ukrainë mund të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se diplomacia është “mënyra e vetme” për të zgjidhur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit lidhur me Ukrainën.
Këto komente ajo i bëri gjatë një vizite në Kiev, prej ku paralajmëroi Rusinë se do të paguante “çmim të lartë” nëse sulmon Ukrainën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Evropës”, tha Baerbock gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Çdo veprim i mëtejmë agresiv do të ketë çmim të lartë për Rusinë, në aspektin ekonomik, strategjik dhe politik”, tha ministrja gjermane, një ditë para se ajo të takohet në Moskë me homologun e saj, Sergei Lavrov.
Më 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe që atëherë mbështet luftëtarët separatistë që po luftojnë me forcat qeveritare ukrainase në Lindje të Ukrainës. Nga ky konflikt janë vrarë mbi 13,200 persona.
Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe kanë ngritur shqetësime se Moska është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm. Por, Moska mohon se po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën.
Gjatë javës së kaluar janë mbajtur takime ndërmjet Rusisë dhe shteteve perëndimore lidhur me grumbullimin e trupave ruse, por këto bisedime nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
17.9%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 3429
Lajme të tjera
-
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE
20 Maj, 15:51
-
Pesë shtetet e 'QUINT-it' i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit
20 Maj, 13:09
-
Presidenti i Këshillit Evropian pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë
20 Maj, 10:45
-
Ukrainasit dhe Shqiptarët më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021
20 Maj, 08:16
-
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
20 Maj, 07:38
-
U nisën për të punuar në ndërtim, por përfunduan në ‘hotel bari’, 2 të rinj shqiptarë dalin para drejtësisë gjermane
19 Maj, 19:39
-
Bllokada ndaj energjisë ruse dhe ndikimi në tregun global
19 Maj, 17:59
-
Vizita në Berlin, Rama: Nëse në qershor nuk caktohet data për konferencën ndërqeveritare, kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut
19 Maj, 17:44
-
Kancelari Gjerman Scholz do të vizitojë Shqipërinë
19 Maj, 12:00
-
Rama vizitë në Berlin, bashkëbisedim me parlamentarë të Bundestag-ut
19 Maj, 10:56
-
‘Ngatërron Ukrainën më Irakun’, gafa e radhës e George W Bush (VIDEO)
19 Maj, 10:07
-
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus
19 Maj, 07:36