Ministrja e Jashtme takon ambasadoren e BE: Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian

Ministrja e Jashtme takon ambasadoren e BE: Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian

Ministrja Xhaçka gjatë takimit me ambasadoren Hohmann

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka njofton se kanë diskutuar mbi rrugëtimin që e pret Shqipërinë pas hapjes formale të negociatave me Bashkimin Evropian.

Xhaçka shkruan se mirëpret bashkëpunimin me ambasadoren Hohmann për të çuar përpara procesin e negociatave.

"I urova mirëseardhjen ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann, e cila e nis misionin e saj ashtu si Shqipëria nis një kapitull të ri të procesit të saj të integrimit në BE . Një bisedë e mirë në rrugën përpara dhe me padurim për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë", shkruan Xhaçka. 

Ambasadorja Hohmann një ditë më parë zhvilloi edhe takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa e uroi për çeljen e negociatave.Hohmann ka takuar edhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca. Ajo dikur mbante postin si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnjë-Hercegovinë.

Ministrja e Jashtme dhe ambasadorja e BE

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 24/08/2022 23:02

    Nuk pranon Europa nje vend mysliman harroje!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?