Ministrja e Jashtme takon homologun e Indisë në New York: Koha për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet

Ministrja e Jashtme takon homologun e Indisë në New York: Koha për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet

Olta Xhaçka në New York në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka takoi sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë në New York, Subrahmanyam Jaishankar, në nisje të javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në përfundim të takimit, Xhaçka publikoi një postim në Twitter ku ndër të tjera theksoi se është koha për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes reciprok.

“Në nisje të javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takim shumë i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr. Subrahmanyam Jaishankar. Shqipëria dhe India veprojnë së bashku si anëtarë jo të përhershëm të KS të OKB-së. Koha për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në shumë fusha me interes reciprok”, shkroi Xhaçka.

Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbërritën në New York, ku më 20 shtator do të mbahet një takim mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në saj të javës së takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?