Ministrja e kulturës Kumbaro në Konferencën e Berlinit


Tirane, 9 Nëntor /ATSH-Megi Zonja/.- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori pjesë , 8-9 nëntor, në konferencën e Berlinit.  "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", ku referoi në panelin "Periferia e Evropës", sipas burimeve nga Ministria shqiptare e Kulturës.
Periferia si frymëzim për Evropën dhe " Qyteti si vend i përfshirjes",  u realizua me pjesëmarrjen e politikanëve: Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit, etj.
Në konferencë referuan dhe: Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung, Lirak Çelaj, anëtar i "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. Konferenca e Berlinit u mbajt në partneritet me Allianz Kulturstiftung, Allianz Deutschland AG, Qytete të Evropës, Komisioneri i Qeverisë Federale për Kulturë dhe Media, Instituti Goete dhe TRADUKI, duke ju referuar burimeve te Ministrise se Kulturës.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social