Ministrja e PD shkarkon
Drejtoreshën Teknologjike të MAS

Ministrja e PD shkarkon<br />Drejtoreshën Teknologjike të MAS
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina, ka kërkuar pezullimin nga puna të Ornela Koleka, Drejtore e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Sipas Ministrisë pezullimi ka ardhur për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme  të Ornela KoLekas, të cilat janë cilësuar në kundërshtim me ligjin.Ne njofitmin e ministrise thuhet se, Koleka ka përdorur burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor.

Njoftimi i plotë i Ministrisë
 
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit.

Redaksia Inline
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar