Ministrja e PD: Të largohet
Sekretari i Përgjithshëm i Punës

Ministrja e PD: Të largohet<br />Sekretari i Përgjithshëm i Punës
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, ka kërkuar sot largimin nga puna të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Luneda Sufali, për shkak të shkeljeve në mënyrë të përsëritur.

Sipas Ministres Kërtusha janë renditur një numër rastesh ku Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me anë të një shkrese, i ka kërkuar sot Departamentit të Administratës Publike nisjen, në mënyrë të menjëhershme, të proçedurave për largimin nga shërbimi civil të znj. Luneda Sufali, me funksion Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për shkak të shkeljeve shumë të rënda të kryera me dashje dhe në mënyrë të përsëritur siç është parashikuar nga neni 57 pika 2 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Minisrja Kërtusha i ka pëcjellë DAP prova dhe fakte që tregojnë se sjelljet dhe veprimet krejtësisht antiligjore, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parashikimet e nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, kanë sjellë ngadalësim, paqartësi dhe kanë krijuar pengesa të njëpasnjëshme në mbarëvajtjen e punës së Ministrisë Mirëqënies Sociale dhe Rinsë.

Në kërkesën drejtuar DAP janë rënditur një numër rastesh ku znj. Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda, përsa i përket pritshmërisë së rezultateve të punës, që dëshmojnë mosrealizime të dëmshme për interesat e ligjshme të shtetit, shtetasve dhe personave juridikë.

Sekretarja e Përgjithshme e MMSR-së në mënyrë të përsëritur dhe me dashje ka refuzuar sistematikisht të kryejë detyrat funksionale, gjë që ka sjellë pasoja shumë të rënda në funksionimin e Institucionit dhe në besimin që qytetarët kanë kunderjt Institucionit.

Znj. Sufali, ka penguar ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të Ministrit, të përcaktuar nga Kushtetuta e RSH-së, nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave Nr. 9000, datë 30.01.2003 si dhe nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.Një nga pasojat e rënda që rrjedhin nga sjellja antiligjore e Sekretaresë së Përgjithshme është vonesa që i është bërë pagesave për kategorine e të përndjekurve politikë. Znj. Sufali ka ushtruar presion ndaj zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar