Ministrja e PD thyen VKM, jep
tender 72 mln lekë/Faksimile

Ministrja e PD thyen VKM, jep<br />tender 72 mln lekë/Faksimile
Ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha thyen vendimin e Këshillit të Ministrave. 

Më pak se një javë para zgjedhjeve parlamentare, Kërtusha ka firmosur një tender, në kundërshtim me rolin e saj si ministre tranzitore vetëm për periudhën zgjedhore.

Ndryshe nga zotimi, ministrat e quajtur teknik, të emëruar nga Partia Demorkatike nuk i kanë rezistuar dot tenderave. Ministrja Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha vetëm 10 ditë më parë, në kulm të fushatës elektorale ka nënshkruar tenderin për rikonstruksionin e shtëpisë të moshuarve në Shkodër, me vlerë totale 76 milionë lekë. 

Tenderat dhe prokurimet publike kanë qenë një nga argumentet  e forta që përdorte kryedemokrati Lulzim Basha në kërkesën e tij për qeveri teknike apo për nënshkrimin e marrëveshjes me Ramën për futjen në qeveri të 6 ministrave dhe zëvendëskryeministren.

Por me marrjen e detyrës, ministrat po veprojnë ndryshe nga sa deklaruan apo u zotuan. Futja e ministrave në qeveri u argumentua me mbajtjen në kontroll të administratës për fushatë në mënyrë që të mos lejoheshin abuzime apo të garantohej transparencë dhe standarde. 

Si për rastësi tenderi i është dhënë Xhavit Ismailit, vëllai i Fiqiri Ismailit kryetar i Bashkisë së Vorës.

Report TV ka arritur të sigurojë kontratën e nënshkruar më datë 9 qershor mes Ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Alba Konstruksion shkp, e përfaqësuar nga Xhavit Ismaili, Administrator i shoqërisë tashmë të quajtur “Kontraktuesi”. Sipas kësaj kontrate “Alba konstusion do të bëjë rikonstruksionin e “Shtëpisë së moshuarve në Shkodër faza II”. Vlera e kësaj kontrate është 72. 5 milion pa TVSH ose afro 87 milionë lekë me TVSH. 

Kërtusha 72 mln lekë tender vëllait të Fiqiri Ismailit
Siç duket nga këto faksimile, ministrja e propozuar nga PD s'ka rezistuar dot dhe ka dhënë një tender 72 milionë lekë të reja Xhavit Ismaili, vëllait të kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismailit i PD, për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.

Tenderi mban datën 9 qershor 2017 dhe është firmosur nga ministrja Kërtusha dhe ndërtuesi Ismaili. 

shfuqizimi i tenderit
shfuqizimi i tenderit
(Dokument i tenderit 72 mln lekë që Kërtusha i ka dhënë Ismailit)

Kertusha ishte zotuar se nuk do te firmoste asnje tender
Më ironike është edhe fakti se pak pasi mori detyrën Ministrja Kërtusha nëpërmjet stafit të saj postoi në faqen zyrtare të ministrisë në Facebook një status ku sulmonte paraardhësen dhe zotohej se deri në fund të detyrës së saj nuk do të firmoste asnjë tender.

Por as dy javë më pas Ministrja e ka thyer zotimin. Për më tepër ky tender tashmë i bërë publik jepet për vëllain e një prej eksponentëve më të lartë të opozitës, Fiqiri Ismailit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Vorës. Nuk dihet nëse ky është i vetmi tender i firmosur nga ministrja teknike apo në këtë dikaster ka edhe tendera,q ë ministrja ti ketë firmosur në kundërshtim me zotimin e saj publik.

Si të mos mjaftonte thyerja e zotimit të saj përpara opinionit publik, ministrja teknike e PD ka thyer edhe VKM-në e posaçme të Kryeministrit Edi Rama, për të mos lejuar asnjë tender gjatë fushatës zgjedhore. 

Xhuljeta Kërtusha u emërua në postin e ministres së Punës, duke zëvendësuar Olta Xhaçkën, pas marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj. 
shfuqizimi i tenderit
(Deklarata e ministres së Punës pas marrjes së detyrës)

Redaksia Online
d.b/l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar