Foto: Klodiana Spahiu dhe Paolo Zampolli
Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Paolo Zampolli, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump.
Në një postim në rrjetet sociale Spahiu thotë gjatë këtij takimi diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për bashkëpunime të mëtejshme.
“Zhvillova një takim tejet miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin Paolo Zampolli, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Donald Trump dhe Përfaqësuesin Special të Qeverisë Amerikane për Partneritetet Globale. Gjatë bisedës diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rëndësinë e aleancës sonë strategjike dhe mundësitë e shumta për partneritete konkrete në sektorë të ndryshëm, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe qytetarëve.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta, ndërsa bashkëpunimi ynë vijon të thellohet në fusha me rëndësi strategjike. Në këtë kontekst, mikpritja e Shqipërisë për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm është një tjetër dëshmi e rolit në rritje të vendit tonë si partner i denjë i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe i angazhimit tonë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Spahiu.
Lajmi kryesor:
Berisha në SHBA, Trump sjell të dërguarin në Tiranë për një qendër të avancuar shëndetësore! Zampolli me Baba Mondin: E mbështesim shtetin Bektashi, por vendosin shqiptarët! Takime me PS dhe PD (VIDEO)









