Itali/ 32-vjeçari shqiptar ndërroi jetë kur po merrte leksione për t’u bërë pilot, pronari i zdrukthtarisë: Fluturimi, pasioni i tij më i madh! Ëndërronte të blinte deltaplan

Itali/ 32-vjeçari shqiptar ndërroi jetë kur po merrte leksione për t’u bërë pilot, pronari i zdrukthtarisë: Fluturimi, pasioni i tij më i madh! Ëndërronte të blinte deltaplan

Fatjon Garxenaj dhe deltaplani i rrëzuar

ITALI - Fatjon Garxenaj, 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën teksa po merrte leksione për pilot punonte si saldator në një kompani zdrukthtarie për më shumë se 7 vjet. Pronari i kompanisë, Floriano Zeffiri e përshkruan si djalë të mirë, punëtor që ëndërronte të bëhej pilot dhe fliste vazhdimisht për udhëtimin me avion.

“Ishte djalë shumë i mirë, si nga ana njerëzore, ashtu edhe nga puna. Ka qenë punëtor i shkëlqyer dhe nuk e ka mërzitur askënd, ka qenë shumë i gatshëm, na ka treguar shpesh për fluturimet e tij, ne kemi një fushë prapa këtu dhe ëndërronte të nisej nga shtëpia dhe të zbriste këtu. Ai fliste gjithmonë për pasionin e tij me te madh, fluturimin me avion, ishte shume entuziast. I pëlqente të fluturonte, jetoi për të fluturuar, e bënte edhe bashkë me partneren, tha se një ditë do të donte të blinte një deltaplan. Të gjithë në zdrukthtari janë tronditur shumë, disa kolegë e morën vesh për tragjedinë vetëm pasi arritën në punë”, tha ai.

Zeffiri shtoi se janë të tronditur nga vdekja e parakohshme e shqiptarit dhe i shprehin ngushëllime familjarëve.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
32-vjeçari shqiptar ishte bashkë me instruktorin italian 65-vjeçar kur u rrëzua deltaplani dhe humbën jetën. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në një rajon të Italisë veriore, në zonën e Romagna-s.Deltaplani ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca dhe u përplas në një fushë midis kufirit të provincave Forlì dhe Ravenna. Piloti i cili ishte njëkohësisht edhe instruktori i shqiptarit që po merrte mësime mbi fluturimin nuk ka kontrolluar dot dy kthesa të papritura që avioni ka bërë dhe për rrjedhojë ka përfunduar duke u përplasur në tokë.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës