Ministrja e Shëndetësisë në qendrën shëndetësore verore Velipojë: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në zonat turistike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore verore Velipojë, një prej qendrave me fluksin më të lartë të pushuesve në zonat turistike. Manastirliu tha se në qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin janë mbi 20 mijë pushues që kanë marrë shërbim, teksa foli për organizmin e shërbimit në territor me qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore. 

“Janë mbi 20 mijë pushuesit dhe turistët që kanë marrë shërbim deri tani në 29 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Por janë edhe 18 njësi të autoambulancave të vendosura në qendrat shëndetësore verore, por edhe në zona të ndryshme të bregdetit, në mënyrë që referimi i rastit, transporti i rastit të kryhet në një kohë shumë të shpejtë, në të gjithë strukturat spitalore, të cilat gjithashtu janë në gatishmëri të plotë dhe që ofrojnë të gjithë terapitë e mjekimit me standarde bashkëkohore”, tha Manastirliu.

Duke folur për rëndësinë e vaksinimit anticovid në këtë moment, Manastirliu tha:

“Jemi të organizuar dhe do të vijojmë që të jemi në të njejtin nivel gatishmërie dhe alerti edhe përsa i përket identifikimit, diagnostifikimit të rasteve me covid19, duke qenë se edhe këto qendra ofrojnë gjithashtu edhe testimin falas për identifikimin e shpejtë të covid por edhe vaksinimin anticovid. Janë 20 qendra shëndetësore verore, përpos gjithë rrjetit tonë të kujdesit parësor, të cilët kryejnë vaksinimin anti-covid. Një ndër elementët shumë të rëndësishëm përsa i përket rritjes së imunitetit edhe dozave të cilat janë duke u kryer qofshin ato doza të para apo të dyta apo edhe ato përforcuese të treta dhe të katërta që ne jemi duke apeluar qytetarët për të vijuar për të kryer, duke qenë se kemi një incidencë të rasteve në rritje, por gjithashtu kemi dhe një rritje të numrit të shtrimeve në spital”, tha Manastirliu. 

Janë 29 qendra verore 24-orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror, gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri. Koordinimi i shërbimit mjekësor bëhet përmes numrit 127 nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë