Efektivë të Qarkullimit Rrugor të mbështetur edhe Forcat Shqiponja në Policinë e Lezhës janë vendosur prej disa ditësh edhe në qytetin e Lezhës. Kontrolleve ndaj mjeteve të blinduara dhe atyre që përdorin xhama te zinj, tashmë u janë shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkingjet e gabuara që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.
Efektivët rrugorë janë përqendruar edhe në autostradë pasi shpejtësia mbetet një shqetësim duke sjellë edhe numrin më të madh të masave administrative që pasohet nga parakalimi i gabuar dhe sjellja agresive në rrugë. Janë rreth 800 masa administrative të marra brenda një jave, ndërsa bëhet e ditur se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm për të ndikuar në rritjen e sigurisë në rrugë, por edhe rritjen e rendit publik në territor.
Ne monitorim janë vendosur edhe mjetet me xhama të zinj ku brenda 1 jave janë 60 masa administrative ndërsa është bere edhe heqja e tyre. Ne terren janë angazhuar të gjitha strukturat, ndërsa bëhet me dije se pas marrjes se detyrës, Drejtuesi i Policisë së Lezhë, Altin Mena, ka bërë takim me strukturat e policisë duke kërkuar fillimisht nga këta të fundit që të jenë ata të parët që reagojnë për të respektuar pikërisht ligjin dhe zbatimin e tij ashtu siç u kërkohet qytetarëve, pasi në rast të kundërt ndëshkimi do të jetë i paevitueshëm për ta.
Gjatë kësaj jave në terren sëbashku me blutë kanë qenë edhe drejtuesit e policisë vendore qe kane ndjekur nga afër operacionet, ndërsa konfirmohet se nuk bëhet fjalë për një valë aksionesh, por vijimësi e pashmangshme me qëllim për të ndikuar në përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike dhe rritjen e besueshmërisë tek qytetaret ndaj uniformes blu në këtë qark.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18
Pershendetje 2 gjera te teperta shikoj,e para shume polici per aq pak makina dhe e dyta shpresojme te mos jete fushat dhe gjoba selektive.
Përgjigju