Ministrja e Shëndetësisë takon homologun gjerman: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, fokus te shëndeti publik dhe farmakologjia

Ministrja e Shëndetësisë takon homologun gjerman: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, fokus te shëndeti publik dhe farmakologjia

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u prit në një takim dypalësh nga Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë prof. Karl Lauterbach gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

“U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe për krijimin e një grupi pune të përbashkët mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të farmakologjisë.

“Bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë”, u shpreh Manastirliu.

Një tjetër çështje e rëndësishme e takimit mes dy ministrave të shëndetësisë dhe delegacioneve të dy vendeve ishte edhe forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore.

“Do të bashkëpunojmë për përfshirjen në programeve të kërkimit shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit”, u shpreh Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë prof. Karl Lauterbach shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve, përmes ekipeve të përbashkëta që do të nisin menjëherë punën për shkëmbimet e ndërsjellta në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë.

Gjatë takimit mes dy delegacioneve të kryesuar nga Ministrat respektivë të Shëndetësisë, merrnin pjesë edhe drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe Universitetit të Mjekësisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025