Ministrja e Shëndetësisë uron 8 marsin me stafin e Infektivit: Jeni heronjtë tanë, simbolikë e grave të forta

Ministrja e Shëndetësisë uron 8 marsin me stafin e Infektivit: Jeni heronjtë tanë, simbolikë e grave të forta

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar stafin e shërbimit Infektiv në QSUT, duke i quajtur heronj për punë dhe sakrificën e tyre gjatë këtyre dy viteve pandemi.

“Gëzuar Ditën e Gruas. Kush më shumë se ju, heroinat tona duhet që të transmetonim edhe për të gjithë gratë e tjera një urim nga zemra. Kur po vija këtu po mendoja se kush do e dinte se sa të forta do ishim nëse nuk do të ishim vënë në provë. Ju e treguat me punën, me sakrificën tuaj, me gjithë përkushtimin, lartësinë e detyrës që mbani edhe që sinqerisht vlerësoj shumë të gjithë rolin që keni pasur përgjatë një periudhe jo të lehtë për të gjithë ne. Ju keni qenë një model dhe një shembull për të gjitha ne. Jam e bindur që vlerësimi i të gjitha grave por edhe i të gjithë shoqërisë për ju është maksimal. Nëpërmjet shembullit tuaj jam e bindur që keni frymëzuar jo vetëm studentët, mjekët e rinj, gjithë gratë dhe vajzat. Gjithashtu do të vijoni të jeni një burim frymëzimi për të gjithë. Nëse ka një simbolikë të gruas së fortë, të vajzave të forta janë pikërisht ato që janë në frontin e parë të përpjekjeve me një armik të padukshëm, që jeni ju, por edhe gjithë gratë dhe vajzat në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Në ditën e 8 marsit, Ministrja Manastirliu nuk la pa përmendur situatën e luftës në Ukrahinë.

“Në Europë po bëhet një luftë dhe aty gratë, nënat, vajzat, nënat e reja po përballen me vështirësitë e një lufte absurde. Gra që po ndahen nga burrat e tyre, nga fëmijët e tyre. Një luftë të pakuptimtë por që përsëri tregon se çfarë force ka gruaja dhe se si ajo mund të bëjë që jeta të shkojë përpara edhe kur ka vështirësi të mëdha. Padyshim që 8 Marsi sot ka një simbolikë të veçantë edhe në këtë drejtim”, tha Manastirliu.

Në ditën e 8 Marsit Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi të gjithë stafin e grave të shëndetësisë, nga  mjeket, infermieret, epidemiologet, vaksinatoret, laborantet, stomatologet, farmacistet, logopedistet, fizioterapistet, punonjeset në shërbime, të cilat, siç u shpreh Manastirliu,  treguan me durim çfarë do të thotë të mos tërhiqesh kur përballesh me vështirësi, çfarë do të thotë të sakrifikosh veten e familjen në shërbim të të tjerëve dhe t'ia dalësh në betejën për jetën.


Lajmi kryesor:

Sot 8 Marsi, urimi prekës i Ramës: Për nënën time në qiell, e të gjitha vajzave dhe grave në tokë! Ministrja e Shëndetësisë me stafin e Infektivit: Jeni simbolikë e grave të forta


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë